Makina del nga rruga, nëna me 2 fëmijët bien në lumë, aksident dramatik në Vlorë

Aksident në Lepenicë, automjeti bie në lumë – lëndohen një grua dhe dy fëmijët e saj

Orë dramatike për një nënë dhe dy fëmijët e saj pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi jashtë rruge duke i plagosur.

Sot në mëngjes, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë të Vlorës, një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Dyshohet se drejtuesja e mjetit, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin gjatë drejtimit, raporton noa.al.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar gruaja dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al

Foto arkiv