Edhe per pak ore … Meteorologia: Ja çfarë pritet te ndodhe me temperaturat

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë.

Porja tha se dita e premte do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius. Ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët në zona të izoluara të vendit, kryesisht në skajin veri-perëndimor.
Meteorologia tha gjithashtu se dita e hënë dhe e marta do të sjellin reshjet e shiut me intensitet mesatar në vend dhe ato të dëborës në lartësitë mbi 900 metra.

“Sot reshje të pakta në veri dhe veri-perëndim të territorit shqiptar. Ndërkohë pjesa tjetër dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare. Termometri ka shënuar rritje në mëngjes.

Një rritje me rreth 2 gradë pritet sot në mesditë. Rritet maksimumi në 19 gradë celcius. Por çfarë do të ndodhë në 5 ditët në vijim? E premtja sjell një rritje temperaturash me maksimumin që ngjitet në 20 gradë celcius.

Po ashtu në orët e mëngjesit ne kemi një rritje me 1 gradë në zonat malore. Do të kemi prezencë të reshjeve krejt të pakta, kryesisht në skajin veri-perëndimor të territorit shqiptar. E shtuna dhe e djela vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të dukshme do të ketë veriu dhe veri-lindja e vendit. Shumë të pakta vranësirat në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dita e martë që sjell një rritje të vlerave termike në mëngjes dhe në mesditë. Mesditën e të martës presim reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësitë mbi 900 metër”, tha meteorologia Porja e A2CNN.

Related Posts

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…

I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

Mos dilni nga shtepia! Nami sot nga moti ne vend, ja cpritet

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me…

Tm*rr ne Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi

Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej…

E bujshme! Tre mesazhe tr*nditese për Edi Ramën nga SHBA

Nga Ilir Dako Nuk ka më dyshime. Ajo që ndodhi në Tiranë, Antwerp dhe në brigjet e USS Mount Whitney nuk është një sekuencë e rastësishme. Është…

Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro

Drejtuesit e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj. Mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në…