Gjeti 150 tonë flori me vlerë 14 miliardë euro, shteti francez ia sekuestroi. Hapet debat i madh: A duhet konfiskuar ajo që gjen në pronën tënde? Ja kleçka që përdori qeveria

Zbulon një minierë ari në kopshtin e tij, por shteti ia konfiskon: “Çdo gjë që ndodhet nën tokë është pronë e qeverisë”

Michel Dupont, një fermer 52-vjeçar nga Auvernia e Francës, nuk e kishte imagjinuar kurrë që një shëtitje e zakonshme në fermën e tij do të përfundonte me një nga zbulimet më të mëdha të arit në historinë e vendit.

Teksa po ecte pranë një përruaje në pronën e tij, ai vuri re një shkëlqim të çuditshëm në ujë. Kur nisi të gërmonte, zbuloi copëza ari — dhe pas analizave të mëvonshme, rezultoi se bëhej fjalë për një thesar me deri në 150 ton ar, me vlerë midis 4 deri 14 miliardë euro, shifër që ndahet pas përcaktimit të saktë të cilësisë dhe karatit të arit.

Lajmi që fillimisht e mbushi me gëzim Dupont-in, nuk zgjati shumë. Autoritetet shtetërore u paraqitën në fermën e tij dhe e njoftuan se, sipas ligjit francez, çdo gjë që ndodhet nën sipërfaqen e tokës është pronë e shtetit. Kjo do të thoshte se ai nuk kishte asnjë të drejtë të përfitonte apo të nxirrte arin nga toka që ligjërisht zotëronte.

Ligji dhe nëntoka

Sipas ligjit francez, pronarët e tokave zotërojnë vetëm sipërfaqen, ndërsa nëntoka — përfshirë burimet natyrore si ari, nafta apo mineralet — konsiderohet pasuri publike.

Për këtë arsye, shteti ndaloi çdo lloj aktiviteti minerar privat dhe njoftoi se para se të ndërmerret ndonjë veprim, do të realizohen studime për ndikimin në mjedis, në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Reagime të përziera

Zbulimi i papritur ka shkaktuar debate të shumta. Aktivistët mjedisorë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë një operacion kaq i madh nxjerrjeje në ambientin rural. “Kjo zonë ka një ekosistem të ndjeshëm, çdo ndërhyrje mund të ketë pasoja të pakthyeshme”, thanë përfaqësues të shoqatave ekologjike.

Nga ana tjetër, shumë banorë mendojnë se arin duhet ta shfrytëzojë rajoni për të zhvilluar ekonominë dhe për të sjellë përfitime për komunitetin lokal. “Këtu nuk ka investime prej vitesh. Ky thesar mund të sjellë punë dhe jetë”, tha një prej banorëve.

Megjithatë, kishte edhe nga ata që shprehën frikën për ndryshimin e mënyrës së jetesës: “E duam qetësinë e fshatit tonë. Shpresoj që kjo histori të mos na prishë jetën”, tha një tjetër.

Po Michel Dupont?

Nga një fermer i zakonshëm, Michel u kthye në qendër të një debati të madh kombëtar. Edhe pse thotë se e kupton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, nuk e fsheh zhgënjimin: “E gjeta në tokën time. Nuk ma merrte mendja se ari që del nga kopshti im nuk më përket mua.”

Fatkeqësisht për të, vendimet për të ardhmen e këtij thesari tashmë janë në duart e shtetit. Ndërkohë, e gjithë Franca ndjek me vëmendje se si do të trajtohet një nga zbulimet më të mëdha të pasurisë nëntokësore të dekadave të fundit. /noa.al

Related Posts

‘E gatshme për…’ Zbardhet email i ri për vajzën shqiptare në dosjen “EPSTElN”!

Uashington / Nju Jork – Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, në kuadër të hetimeve shumëvjeçare ndaj financierit Jeffrey Epstein, hedhin…

Tr*agjike! 18-vjeçarja humb j*tën pasi u shty në shinat e metrosë nga një emigrant

Hamburg, Gjermani – 1 shkurt 2026 – Një vajzë 18-vjeçare humbi jetën në Hamburg, pasi u shty në shinat e metrosë në stacionin Wandsbek Markt, në një ngjarje…

Aksidentohet nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë humoristi i njohur në Shkodër

Shkodër – Një automjet ka përplasur mbrëmjen e sotme humoristin e njohur Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas…

Berberhanja ‘shoshë’ nga pl umbat! Identifikohet i pl agosuri në Lezhë

Qëllohet me breshëri plumbash në drejtim të një berberhaneje në Lezhë, mbetet i plagosur një 30-vjeçar. Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Sokol…

Detaje nga ‘l ufta’ në berberhanen e Lezhës. Brenda ishin 4 vetë, u sulmuan nga 3 persona

Lezhë, 1 shkurt 2026 –Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ku një 30-vjeçar mbeti i plagosur…

Del foto e të pl agosurit në Lezhë | 30-vjeçari dërgohet drejt Spitalit të Traumës. Ka marrë tre plumba në trup

Lezhë – Janë publikuar pamje të 30-vjeçarit të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ndërsa ai është nisur…