Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është zgjuar këtë të diel me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala.

Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.

Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.

Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme.

Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).

Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”.

Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 28 dhjetor 2025

Dashi Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret…

“Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro”, Berisha publikon VIDEON

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi me video se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama. “Edhe në restorant i vinte…

Moti i keq bënë NAMIN! Tre v*ktima nga stuhia, pritet të…

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të vijojnë…

Rrahet br’utaIisht gazetari i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten…

Fundvit i acartë: Temperatura deri në -9°C në ditët e ndërrimit të viteve

Fundjava e fundit e vitit dhe ditët e ndërrimit të viteve do të karakterizohen nga mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta në të gjithë territorin e…

Vd*kja e 27-vjeçarit në Koplik: E zuri korenti teksa po vendoste një reklamë në tarracën e një mobilierie

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në Koplik, ku humbi jetën i riu me iniciale E. K. Ndonëse informacionet paraprake flisnin…