‘Çunat e Dubait’/ Ish-ministri i Drejtësisë: Ja si po dëbohen problematikët nga Emiratet Arabe!

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe as me vendet e tjera europiane, por po punojnë për një strategji të re për të dënuar problematikët nga Perla e Gjirit.

Dje, nga Dubai është deportuar shtetasi shqiptar Florenc Çapja, një eksponent i lartë i krimit në Elbasan i dënuar nga Gjykata e Posaçme me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërkohë që ka dhe akuza të tjera penale ende në gjykim. Ai nuk u ekstradua por u deportua.

“Emiratet e Bashkuara kanë një situatë të ndryshme. Ne kemi një zyrë atje që shërben për çështjet civile tregtare dhe jo penale. Megjithatë kontaktet e përhershme dhe vizitat që bëj në mënyrë të vazhdueshme më japin mundësinë të kem informacion të vazhdueshëm nga kolegët.

Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe nga informacionet që unë kam nuk shoh të ketë një marrëveshje të shpejtë për tu nënshkruar. Megjithatë ka zhvillime interesante. Nuk besoj që Dubai do të jetë më strehë e personave dhe për shumë kohë.

EUROPOL-i ka hapur një zyrë të re para 6 muajsh në Dubai dhe po punon së bashku me autoritetet e Dubait dhe vendeve që ata kërkojnë, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë dhe vende të tjera, duke menduar dhe trajtuar me disa instrumente të tjera.

Pra, marrëdhënia e organeve ligjzbatuese shqiptare, gjermane, italiane, belge, spanjolle me Emiratet e Bashkuara ndoshta nuk do të kalojë përmes marrëveshjeve të ekstradimit, por do të kalojë përmes disa instrumenteve të ndryshme nga marrëveshja e ekstradimit, për të cilën në dijeninë time autoritetet e Emirateve po punojnë. Dhe do të ketë zhvillime, marrje të personave, tërheqje përmes instrumenteve ligjorë”,është shprehur Eduard Halimi në A2 CNN.

Related Posts

Studimi: Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Ngrënia e peshkut, bishtajoreve, arrave dhe drithërave të plota mund të parandalojë rënien njohëse dhe të përmirësojë kujtesën. Perimet me gjethe janë gjithashtu të mbushura me lëndë…

Fuqia e një Përqafimi: Ja Si Prania e Babait Ndryshon Jetën e Vajzës

Ajo që bën prania — ose mungesa — e babait ka ndikim të thellë në trurin e një vajze të vogël. Jo sepse mungesa e babait e…

🐾😱 Një mace hero shpëton një fëmijë – mrekulli reale!

Në një moment që duket i pabesueshëm, një mace e zezë kapërceu çdo limit dhe shpëtoi një fëmijë që po binte! 🐱💪 Ajo e kapoi foshnjën në…

“Baby boom” i vërtetë në spital – 14 infermiere shtatzëna njëkohësisht

Një ngjarje e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndodhur në HSHS St. Vincent Hospital, në Green Bay, Wisconsin (SHBA). Plot 14 infermiere, që…

5 vjeçarja u zhduk në mes të ditës — dhe askush ende nuk e di asgjë

Ajo jetonte me familjen e saj në një zonë rurale të Tennessee-s, në një shtëpi që prej kohësh kishte qenë nën vëmendjen e autoriteteve për probleme dhe…

Horoskopi ditor, e diel 28 dhjetor 2025

Dashi Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret…