Një lajm i dhimbshëm është raportuar ditën e sotme, ku Zana Gjevukaj, 26-vjeçarja, e cila u aksidentua më 1 prill të këtij viti nga një automjet i drejtuar nga një zyrtar policor në fshatin Qyshk të Pejës, ka ndërruar jetë në spital pas disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për ndarjen nga jeta të së resë e ka bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi prekës në rrjetet sociale:
“Ike shumë e re shpirt bardha jonë, shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe motra ime,” – thuhet e publikuar nga vëllai i të ndjerës.
Zana, e cila punonte si edukatore, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda që mori nga aksidenti. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, për shkak të përfshirjes së një efektivi policie.
Sipas policisë, shoferi dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të papërshtatshme për rrugën dhe nga pakujdesia përplasi viktimën, e cila po ecte në këmbë.