Skip to content

Shkodrani i suIet vëIIait me kmesë, e pIagos rëndë

Malësi e Madhe – Goditi me mjet prerës vëllanë gjatë një konflikti, arrestohet 73-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë e Madhe, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje.

Sipas Policisë, ditën e djeshme, shtetasi H. K., 62 vjeç, është dërguar në spitalin e Shkodrës me plagë në kokë, pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës (kmesë) nga vëllai i tij, C. K., 73 vjeç, gjatë një përplasjeje për motive të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan veprimet hetimore dhe bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, C. K., banues në fshatin Gruemirë-Çezme.

Mjeti i përdorur në konflikt, si ky që shihni në foto, u sekuestrua si provë materiale.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Published inTë fundit