Skip to content

Rrihet nga disa persona efektivi i poIicisë në Kukës. Përfundon në spitaI

Një efektiv i Policisë është dhunuar nga disa persona në qytetin e Kukësit.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona i kanë shkuar poshtë banesës dhe e kanë dhunuar në mënyrë brutale me sende të forta.

Polici është transportuar në spital, ku po merr mjekim për plagë të shumta që i janë shkaktuar.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën, dhe se autorët e sulmit ndaj policit janë persona të cilët ai i ka ndaluar disa ditë më parë gjatë detyrës, teksa ata lëviznin me makinë.

Published inTë fundit