E rëndë në Tiranë! 45-vjeçari dh*non bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur! Qëllon me ka*llashnikov në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në banesë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”.

Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus.

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Prej vitesh pa asnjë kontakt me të atin/ Mes lotësh, Mali refuzon ta takojë: Një ditë do të ndodhë, i uroj gjithë të mirat në jetë

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka ardhur babai i Malit i cili kishte 7 vite pa pasur komunikim më të, pasi ai me ish-bashkëshorten e…

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale!

Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si aksidentale. Në një njoftim, policia e…

Tr*gjedi e dyfishtë/ Nusja sheh vjehrrën që u godit nga një makinë , pëson infarkt dhe vd*s

Liliana Podestà dhe Laura Mecheri ishin dy gratë që vdiqën në fund të pasdites së 26 dhjetorit në Pistoia, në Via Fiorentina, në zonën e Sperone. E…

Autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 4 persona, 9 të tjerë plagosen

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në zonën Esenyurt të Stambollit, ku…

E BUJSHME, SPAK merr ne hetim GJYKATEN KUSHTETUESE, e rende cfare ka ndodhur

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e padisë së kryeministrit Rama per rrëzimin e kërkesës së SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut, duket se ka…

Paga në Gjermani për Shqiptarët 2025 – Sa është paga minimale, mesatare dhe sa para mbeten në muaj

? Paga në Gjermani për Shqiptarët 2025: Sa Fiton Realisht dhe Cilat Janë Punët Më të Paguar Gjermania është një nga destinacionet kryesore për shqiptarët që kërkojnë…