‘Më tha ku’vë!’/ Dëshmia e vajzës që qëIIoi korçaren që i nxirrte fotot lNTlME të miturave

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak ditë më parë në një lokal në qendër të Korçës, ku një përplasje fizike dhe verbale mes të miturash ka përfunduar me dh unë dhe pl agosje. Dy vajza janë përfshirë në një konflikt të ashpër, që sipas dëshmive, lidhet me raste shantazhi dhe postime të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga vajzat e përfshira në sherr ka qenë e njohur në rrjete sociale për publikimin e fotove dhe videove komprometuese të bashkëmoshatareve, përmes një profili anonim të lidhur me aplikacionin “Tellonym” dhe Instagramin. Kjo situatë ka krijuar tension mes adoleshenteve në qytet.

Njëra prej vajzave të përfshira në incident ka rrëfyer për mediat versionin e saj të ngjarjes. Ajo tregon se kishte qenë në lokal me mikeshat e saj kur vajza që menaxhonte faqen problematike ishte shfaqur aty me një shoqe. Sipas saj, disa vajza që më herët ishin shantazhuar nga postimet në rrjete sociale iu afruan vajzës për të kërkuar sqarime.

“Kur u përmend emri im, shkova tek tavolina për të kuptuar pse. Nuk pati asnjë pendesë, përkundrazi na ofendoi të gjithave me fjalë të rënda. Kur u përpoq të më godiste, reagova në vetëmbrojtje dhe e godita me një gotë qelqi,” ka treguar adoleshentja.

Ajo shprehu keqardhje për ngjarjen, duke theksuar se veprimi i saj erdhi si reagim ndaj provokimeve të vazhdueshme dhe mungesës së pendesës nga ana e vajzës që dyshohet se kishte denigruar të tjera të mitura në mënyrë publike.

Policia është vënë në dijeni të incidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit dhe pasojat që mund të sjellin përfshirjet në situata të tilla.

Dëshmia e adoleshentes së përfshirë në konfliktin në Korçë:

“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafene. Më pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur.

Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedova me vajzën që kishte hapur faqen, duke e pyetur pse e kishte bërë një gjë të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur.

Më tha: ‘Pse vjen këtu, mos më kërko llogari’. Rrinte e tëra krenare dhe thoshte se ‘Nuk keni çfarë më bëni, as ju e as askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi ç’ndodhi, ngelet në të kaluarën’. Fliste pa asnjë pendesë. Nuk kërkoi falje.

Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave, duke na thënë fjalë si ku*va. Nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur. Nuk jemi ne ashtu, por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste.

Unë, nga vetëmbrojtja, mora gotën dhe i rashë në fytyrë vajzës. I kërkoj falje familjes së saj, por pres të njëjtën gjë edhe nga ajo dhe familja e saj për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit, si dhe për të gjitha ato që janë përmendur aty.”

Related Posts

Stuhia polare “pushton” Shqipërinë brenda pak orësh, ja zonat ku do të bjerë dëborë

TIRANË – Harrojini ditët me diell! Sinoptikanët kanë lëshuar një alarm të kuq për 24 orët e ardhshme, pasi një masë ajrore me origjinë polare po zbret…

“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga…

Ndizet atmosfera në shtëpinë e BBV/ Kristi kërcen me Krusitën: Do të mbys me…

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se kryeministri Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij, është i përfshirë në…

Shoferi e zbriti nga autobusi se s’kishte biletë, 11-vjeçari ecën 6 km në borë

Një 11-vjeçar nga Vodo di Cadore, Belluno u detyrua të ecte rreth 6 kilometra në temperatura nën zero dhe borë, pasi shoferi i autobusit të linjës Calalzo-Cortina…

Kërcet arma në kryeqytet, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalur në venidn e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar…

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar (Emri/Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Ai ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare,…