Këngëtarja shqiptare zbulon humbjen e sht*tzënisë për shkak të of*ndimeve në Internet

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë publikisht një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Më 6 maj, artistja zbuloi se kishte përjetuar një humbje shtatzënie, pas valës së komenteve fyese rreth peshës së saj që pasuan paraqitjen në Met Gala 2025.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), i cili më pas është fshirë, Rexha tregoi se po përballet me sindromën e vezores policistike (PCOS), një gjendje shëndetësore që e ka vështirësuar procesin e shtatzënisë dhe ka ndikuar në ndryshimet e saj trupore.

“U bëra shtatzënë, por nuk funksionoi, dhe unë e kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje,” shkroi ajo. Bebe shtoi se, edhe pse nuk i detyrohet askujt shpjegime për trupin e saj, vendosi të flasë për t’u treguar njerëzve sa e rëndësishme është të kenë kujdes me komentet që bëjnë për dikë tjetër.

Këngëtarja nuk dha detaje të tjera mbi kohën kur ndodhi humbja ose për identitetin e partnerit, ndërsa theksoi se polemikat e krijuara rreth peshës së saj u bënë arsyeja kryesore që ajo vendosi të hapet lidhur me betejat personale që po kalon.

Bebe Rexha ka folur edhe më parë për sindromën e vezores policistike, duke shpjeguar se kjo gjendje i ka sjellë ndryshime të konsiderueshme në peshë dhe ka ndikuar në mirëqenien e saj emocionale.

Reagimet nga fansat dhe figura publike nuk kanë munguar, duke i dhënë asaj mbështetje të madhe për guximin dhe hapjen e sinqertë ndaj një çështjeje kaq të ndjeshme.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 13 shtator 2025

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe dhe akoma me emocionuese se me pare….

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Miti?”, ku u luajt edhe ndeshja e…

Premtimet e 2026-ës: Paga minimale 500 €, pension 200 €, bonus i bebes 3000 €

Pagat, pensionet dhe bonusi i bebes do të rriten, sipas programit të Partisë Socialiste gjatë këtij mandati. Nga viti i ardhshëm, punonjësit me pagë minimale nuk do…

EMRI/ Aksidenti tragjik në Itali, identifikohet 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë ndjekjes policore

Identifikohet 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Bolonja të Italisë, teksa policia po e ndiqte pas vjedhjes së një…

Edi Rama mbërrin në Presidencë, do t’i dorëzojë Kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar emrat e ministrave të rinj kreut të Shtetit, Bajram Begaj për t’i dekretuar. Kreu i qeverisë u…

Marrin fund problemet për 4 shenja të horoskopit, ja kush janë fatlumët e horoskopit: Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për katër shenja të zodiakut. Me Saturnin që…