Dhimbje e madhe! Kengetarja shqiptare, me sem*ndje te r*nde: Mjeket me kane thene per disa jave..

Këngëtarja shqiptare, Rinesa, e njohur për publikun si Rinesance, ka prekur ndjekësit me një rrëfim emocional në rrjetet e saj sociale teksa ka treguar se po lufton me tumorin në tru.

Me anë të një postimi në Instagram, artistja, e cila karrierën e saj e ka zhvilluar në SHBA tregoi për fansat se prej dy muajsh po përballet me probleme serioze shëndetësore, që kulmuan me një shtrim urgjent në spital më 18 prill 2025.

Pas ekzaminimeve, ajo u diagnostikua me tumor në tru dhe iu nënshtrua dy operacioneve të vështirë, ndërsa tani Rinesa ndodhet e shtruar në spital, ku pritet të fillojë terapinë radiologjike.

“Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë”, shkroi aj

Ajo çka vlen për tu admiruar është se këngëtarja po e merr me sportivitet këtë sfidë teksa shprehet se: “Gjithë kët’ kohë sa jom tu e jep maksimumin me u shëru sa ma shpejt, dashnia edhe përkrahja e juve ka me qenë forca jem ma e madhe”.

Postimi i plotë

Hej njerz!
Para do dite ju tregova pak a shumë që i kom pas do probleme shëndetësore këto dy mujt e fundit, edhe për qatë arsye mu desht me e shty publikimin e EP-së. Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh, derisa u desht me u shtru në spital me 18 Prill 2025.

Për këto dy javë i kom pas dy ndërhyrje kirurgjike në tru, pasi që u diagnostifikova me tumor.
Tash jom në qendër rehabilitimi e shpejtë kom me fillu terapinë radiologjike, që pritet me zgjatë disa javë.

Me lansimin e kangës me Butën, deshta me ju thon që unë kët’ sfidë po e shoh veç si një rikujtim që i kom shumë njerz mbrapa, e s’duhet me u dorëzu, pa marrë parasyshë me cka përballem.

Mënyra se qysh ka rrejdhë gjithcka osht bekim n’vete për mu edhe po e shoh si motiv për me e kalu edhe ket’ sfide e me ju kthy muzikës qashtu qysh di unë.

Përzemërsisht e falenderoj edhe familjen tem që m’kan nejt e vazhdojn me m’nejt afër dit’ e nat’. Gjithë kët’ kohë sa jom tu e jep maksimumin me u shëru sa ma shpejt, dashnia edhe përkrahja e juve ka me qenë forca jem ma e madhe.
Ju dua dhe ju çmoj shumë, Rinesancë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…