Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë po kërkojnë për 29-vjeçarin, masivi i dheut ka rrëshqitur rreth 6 kilometra

Rreth 500 vullnetarë, mbi 100 anëtarë të Forcave të Armatosura, punonjës nga Policia e Shtetit dhe një grup nga Kosova janë duke kërkuar për gjetjen e 29-vjeçarit Ardi Beshiri të mbuluar nga rrëshqitja e një masivi dheu në zonën e Klosit.

Kërkimet kanë hyrë në ditën e pestë, dhe po kryhen me eskavatorë, detektorë metalesh, skanera dhe qen nuhatës të forcave të emergjencës.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë rezultat, njofton Ministria e Mbrojtjes, kjo për arsye se rrëshqitja ka qenë aq e madhe sa ka përshkuar një distancë prej 2 kilometrash dhe gjurmë të dherave janë gjetur deri në 6 kilometra larg.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve. Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:

Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit: * Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

* Policia e Shtetit: 24 efektivë.

* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër. Mbështetja ndërkombëtare:

Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.

Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.

Kushtet në terren:

Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

Koordinimi i operacionit:

Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.

Related Posts

Covid po përhapet në shkolla/ Mjekët ngrenë alarmin: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët, ja simptomat

Asnjë nga nxënësit nuk do të donte të mungonte pasi janë ditët e para të shkollës, por kontakti me njëri-tjetrin në klasë ka bërë që të përhapen…

Jozi i bënë të paprituren e madhe Gjesti, ja cfarë thotë menaxherja e artistëve

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ka qenë ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka komentuar rreth lajmeve më të…

Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, PUBLIKOHET VIDEO nga incidenti që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Një ditë pas ngjarjes tragjike në lagjen nr. 5 të Durrësit, Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur 43-vjeçari Bardh Kaloshi bie në kontakt me energjinë…

‘Vapa nuk ikën me Gushtin’/ Paralajmëron meteorologia: Bëhuni gati për një fundjavë në plazh, temperaturat…

Fundjava do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe me diell. “Pjesa më e madhe e fundjavës do të jetë me mot të qendrueshëm. E shtuna dhe…

Horoskopi ditor, e shtunë 13 shtator 2025

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe dhe akoma me emocionuese se me pare….

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Miti?”, ku u luajt edhe ndeshja e…