U kthye nga Anglia per te marre h*kun e prinderve ne Has, i ndodh gjêma e madhe. Ja cfare po ben sot e reja qe iu vr*a vēllai

Artjola Sallahu, motra e të ndjerit Rushit Sallahu, ka dalë nga qelia dhe është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Kukësit. Dy ditë më parë, kjo shtetase ka rrahur fqinjët e saj të moshuar për shkak të një konflikti 20 vjeçar për një copë rrugë.

Mirëpo, ky sherr në dukje banal është bërë shkak për një krim të rëndë që tronditi dje Hasin. Dy fqinjët e dhunuar nga Artjola janë prindërit e shtetasit Ylber Jaku, 41 vjeç, i cili sapo ka mësuar për ngjarjen është kthyer menjëherë nga Anglia.

Dje, më datë 7 Maj, Ylber Jaku ka marrë kallashnikovin në shtëpi dhe ka pritur në rrugë vëllain e Artjolës, shtetasin Rushit Sallahu.

Sapo i riu është afruar me mjetin e tij Mercedes Benz në rrugën pranë shtëpisë, Ylber Jaku ka hapur zjarr me breshëri plumbash dhe e ka lënë 34 vjeçarin të vdekur në vend. Makina përfundoi gjithashtu në kanal.

Neglizhenca e autoriteteve dhe konflikti i pazgjidhur 20 vjeçar ka bërë që dje Rushit Sallahu të humbiste jetën, kurse emigranti i kthyer nga Anglia, Ylber Jaku me gjasë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave sepse vrasja është kryer me dashje.

21 vjeçarja Artjola Sallahu është kthyer në shtëpi me vendim të gjykatës këtë të enjte, pasi qëlloi me lopatë dy prindërit e moshuar të Ylberit dhe e nxiti këtë të fundit të kthehej nga Anglia dhe të merrte hak duke i vrarë të vëllanë, ama ajo nuk mund të kthejë dot në shtëpi Rushitin.

I vëllai 34 vjeçar u vra për një copë rrugë, e cila sidoqoftë tashmë do të mbushet me ferra sepse dy familjet që u konfliktuan 20 vjet rresht për të, tashmë janë ngujuar.

Related Posts

I fundit, i marrin jeten futbollistit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Honduras, ku futbollisti 26-vjeçar Carlos Omar Oyuela Aguilar, kapiten i Club Deportivo Napoles, është vrarë me armë…

TRONDITËSE! Nëna vr et me thikë djalin e saj 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Leoben të Austrisë, ku një nënë dyshohet se ka vrarë me thikë fëmijën e saj 12-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake,…

E papritur! Xhensila Myrtezaj i reagon kështu lidhjes së re të Bes Kallakut

Rrjeti po zien nga zhvillimet e fundit në jetën private të Bes Kallakut, i cili duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve divorcin dhe po shijon…

Askush nuk e imagjinonte! Fis bossash apo…Zbulohet e shkuara e errët e Rogertit

Një debat mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nxjerrë në pah detaje tronditëse nga e kaluara e Rogertit. Mes tensioneve, ai ka…

‘Kane lindur me kemishe’, TRE shenjat qe muajin Shkurt e jetojne me PASURI e me LUKS

Më 26 janar, Neptuni hyri në shenjën e Dashit, ku do të qëndrojë deri në vitin 2039, për herë të parë që nga viti 1875, një epokë…

“Nesër do të…”/ Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Presidenti reagon nga qelia pasi Apeli i GJKKO e la në burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me…