135 vajza u mash’truan nga 71-vjeçari “radiolog” dhe ndihmësi i tij

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj, ku protagonistë janë dy mashtrues që shtireshin si mjekë gjinekologë, Një radiolog 71-vjeçar dhe një 42-vjaçar janë vënë në pranga në Itali, nën akuzën e përdhunimit në grup.

Këta dy persona kanë abuzuar me vajzat që shkonin të vizitoheshin në klinikën e tyre, një klinikë e rreme me emrin Centro Clinica Italia.

Antonio Cirla ​​​​dhe Alessandro Possati i joshnin vajzat duke i ofruar të merrnin pjesë në xhirime “profesionale” apo reklama që i duheshin për marketingun e klinikës, të cilat në fakt shërbenin si mbulim për takime të simuluara mjekësore ku ndodhnin abuzimet. Ambienti ku kryheshin këto veprime ndodhej në një hapësirë të marrë me qira në qendër të qytetit, e cila paraqitej si një klinikë e vërtetë.

Gjatë hetimeve, u analizua komunikimi elektronik i klinikës së rreme, duke çuar në identifikimin e të paktën 135 vajzave që kishin rënë pre e skemës. Gjashtë prej tyre ishin mashtruar për të marrë pjesë në “vizita mjekësore”, ndërsa tre kishin qenë të pranishme në më shumë se një rast. Në disa raste, viktimat kishin kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim dhe kishin ndërprerë kontaktet, ndërkohë që për të tjera hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse komunikimi ka vijuar në forma të tjera.

Autorët e dyshuar, për të fituar besimin e vajzave, përdornin emra femërorë në komunikimet elektronike dhe pretendonin se në klinikë punonin mjeke gra. Në realitet, ata organizonin dhe filmonin në mënyrë të fshehtë këto takime, ndërkohë që frekuentonin edhe platforma me përmbajtje erotike, ku ndanin ose përdornin materialet e xhiruara.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për nivelin e organizimit dhe zgjatjen në kohë të skemës, duke hedhur dritë mbi nevojën për mbikëqyrje më të fortë të reklamave online dhe verifikimin e entiteteve që pretendojnë të ofrojnë shërbime profesionale.

Related Posts

E t*rpshme në “Ferma VIP”/ Big Mama pështyn dhe 0FEND0N serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy fermerëve: Big Mama dhe Alba. Përplasja mes…

Punëtori i “Pastrimit” G0DlTET nga vetura, ka edhe të arr*stuar

Pak minuta më parë një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet. Lidhur me këtë rast në vendin e…

Trokitën në derën e gabuar, shakaja për TikTok përfundon në tr*gjedi: 18-vjeçari VRlTET nga pronari i shtëpisë!

Një shaka në TikTok e ideuar nga tre adoleshentë ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi një prej tyre është qëlluar për vdekje nga një pronar shtëpie në…

Misteri “Johatsu”, pse rreth 80 mijë njerëz zhd*ken çdo vit

Në Japoni, çdo vit rreth 80,000 persona zhduken në mënyrë të qëllimshme apo misterioze, një fenomen i njohur si Johatsu, që do të thotë “të avulluarit”. Shumë…

Berisha i lë një ‘dhuratë’ Ramës në studio: Meqë nuk vjen të ballafaqohet! (FOTO)

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë sot thirrjen e fundit për përballje publike kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion” Berisha i bëri edhe…

Horoskopi ditor, e premte 9 maj 2025

Dashi Iu pret një fundjavë e rëndësishme, ku Marsi dhe Venusi do të jenë mjaft të favorshëm, ndaj bëni mirë të kapni mundësitë. Dashuria do të jetë…