Trokitën në derën e gabuar, shakaja për TikTok përfundon në tr*gjedi: 18-vjeçari VRlTET nga pronari i shtëpisë!

Një shaka në TikTok e ideuar nga tre adoleshentë ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi një prej tyre është qëlluar për vdekje nga një pronar shtëpie në SHBA.

Policia konfirmoi këtë javë se 18-vjeçari Michael Bosworth Jr. ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, në orët e para të mëngjesit të 3 majit, në shtetin e Virxhinias.

Rreth orës 3:00 të mëngjesit, autoritetet e qarkut Spotsylvania morën një telefonatë për një hyrje të dyshuar me forcë në një banesë, ku ishin dëgjuar të shtëna.

Policia deklaroi se bëhej fjalë për një shaka në kuadër të një trendi në TikTok, e njohur si “ding-dong ditch”, ku adoleshentët trokasin në shtëpi të të panjohurve dhe largohen me vrap para se dikush të hapë derën. Ata kishin filmuar disa raste dhe planifikonin t’i postonin në rrjete sociale.

Nga të shtënat, dy nga adoleshentët mbetën të plagosur në vendngjarje, ndërsa i treti shpëtoi pa lëndime. Bosworth u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Një tjetër i mitur u trajtua për lëndime të lehta dhe doli nga spitali. Të dy adoleshentët e mbijetuar deklaruan se gjithçka ishte një shaka, jo një përpjekje për vjedhje.

Policia arrestoi më pas 27-vjeçarin Tyler Chase Butler, i cili akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, lëndim të qëllimshëm dhe përdorim të armës në kryerjen e një krimi. Ai ndodhet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht.

Bosworth ishte maturant në shkollën e mesme Massaponax, dhe incidenti ndodhi vetëm disa orë para se të zhvillohej mbrëmja e maturës. E dashura e tij mori pjesë e vetme në mbrëmje, duke mbajtur në krah papionin rozë që ai kishte planifikuar të vishte.

Në një dedikim emocional në Instagram, ajo shkroi: “Ishe i dashuri më i mirë, personi më i mirë, vëllai, djali dhe miku më i mirë që dikush mund të kishte. Jam e lumtur që ndava jetën time me ty dhe që të desha fort, sepse ishe i paharrueshëm.”

Shkolla ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje emocionale për nxënësit e prekur nga kjo ngjarje e rëndë, si gjatë eventit, ashtu edhe pas rikthimit në shkollë të hënën.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…