Shndërron autobusin e vjetër në apartament modern

Një 45-vjeçar ka shndërruar një autobus të vjetër londinez në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave britanike.

Dan Atkins nga Sunbury-on-Thames, e nisi projektin përmes organizatës së tij bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë për strehim.

“Më erdhi ideja pasi mësova se një mik i imi po flinte në ndarjen e bagazheve të një autobusi”, është shprehur ai për mediat britanike, duke shtuar se kjo situatë e tronditi dhe e shtyu të vepronte. Autobusi, i prodhuar në vitin 1998, është transformuar plotësisht në një hapësirë banimi funksionale, me standarde të larta dhe dizajn modern.

Sipas “The Independent”, brenda autobusit ndodhen një dhomë gjumi për të rritur, një dhomë për fëmijë me shtretër marinari, një kuzhinë moderne, një banjë elegante dhe një ambient ndenjeje me televizor smart 32 inç dhe banak mëngjesi. I gjithë dizajni është menduar për të ofruar komoditet dhe ngrohtësi, pavarësisht hapësirës së kufizuar.

“Mendoj se është një nga autobusët më të bukur që është rinovuar ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Atkins për “Metro”. 45-vjeçari ka theksuar se qëllimi i këtij projekti nuk ishte vetëm krijimi i një shtëpie të pazakontë, por edhe mbledhja e fondeve për të ndihmuar të pastrehët.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja do të përdoren për të mbështetur projekte të tjera të organizatës sonë”, ka deklaruar ai.

Autobusi është nxjerrë në shitje për rreth 60 mijë euro dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm.

Related Posts

Kodin e ri Penal: Burg nëse bën… s*ks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimes që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat…

Horoskopi ditor, e shtunë 31 janar 2026

Dashi Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret duhet…

PërpIasën për vd*kje kirurgun – dy shqiptarë dalin para gjykatës!

Albert Matraxhiu, 29 vjeç, akuzojet se goditi me makinë kirurgun dentist në pension Thomas Wallace më 29 dhjetor, në Gads Hill pranë Gillingham, Kent. I riu shqiptar…

“Shkëputje pa kthim! VIP-at që kanë prerë lidhjet familjare dhe e kanë pranuar hapur para publikut”

Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë. Lidhja e gjakut shpesh na shtyn të tregojmë…

Shoferi e zbriti nga autobusi se s’kishte biletë, 11-vjeçari ecën 6 km në borë

Një 11-vjeçar nga Vodo di Cadore, Belluno u detyrua të ecte rreth 6 kilometra në temperatura nën zero dhe borë, pasi shoferi i autobusit të linjës Calalzo-Cortina…

Solidariteti i shqiptarëve nuk mjaftoi: Sëmundja e rëndë i merr jetën infermieres 27-vjeçare

Një lajm i hidhur ka tr*nditur qytetin e Korçës dhe jo vetëm. Pas një beteje të gjatë e sëmundjen, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare Laura Avdolli,…