Edhe përgjatë ditës së shtunë në vendin tonë do të ketë mot të paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqëndruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s. Ndërkohë valëzimi në det do të jetë 1 deri 3 ballë.