Sonda sovjetike pritet të hyjë në atmosferën e Tokës nesër, a është Shqipëria në zonën e rrezikut?

Një pjesë e një anijeje kozmike sovjetike e nisur që në vitin 1972 pritet të hyjë në atmosferën e Tokës ditën e nesërme, më 10 maj. Bëhet fjalë për sondën Kosmos 482, e cila ishte dërguar nga Bashkimi Sovjetik drejt Venusit, por për shkak të një defekti, ajo mbeti në orbitën e Tokës për më shumë se 50 vite.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), hyrja e saj në atmosferë parashikohet të ndodhë rreth orës 07:49 të mëngjesit me orën lokale të Shqipërisë, me një marzh gabimi prej ±4 orë e 26 minuta, pra, çdo moment mes orës 03:23 dhe 12:15 të paradites së nesërme, sipas orës lokale në Shqipëri.

Kosmos 482 ka një trup të fuqishëm titani me një diametër rreth 1 metër dhe peshon rreth 495 kilogramë, mjaftueshëm e rëndë dhe e qëndrueshme për të mbijetuar gjatë hyrjes në atmosferë dhe për të arritur deri në sipërfaqen e Tokës.

Shqetësues është fakti se askush nuk e di me saktësi se ku do të bjerë! Zona e mundshme për rënie përfshin një brez të gjerë të Tokës mes 52 gradë gjerësi veriore dhe 52 gradë gjerësi jugore, duke përfshirë pjesë të Europës (përfshirë edhe Shqipërinë), SHBA, Amerikën Latine, Afrikën, Australinë dhe shumë vende të tjera.

Ekspertët thonë se meqë 71% e Tokës është e mbuluar me ujë, gjasat më të mëdha janë që sonda të bjerë në det ose oqean. Megjithatë, rënia në një zonë të banuar nuk përjashtohet plotësisht.

“Objekti është i rëndë dhe mund të ketë një fuqi shkatërruese,” paralajmëroi eksperti Jonathan McDowell. Ai theksoi se për shkak se hyrja është e pakontrolluar, askush nuk mund ta ndalojë apo ta devijojë.

Deri tani, agjencitë hapësinore po ndjekin me radar dhe teleskopë trajektoren e sondës, por informacionet për vendndodhjen e saktë të rënies do të jenë të mundshme vetëm pak para hyrjes në atmosferë.

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë të informuar, sidomos nëse jetojnë në zona që mund të përfshihen në këtë brez.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…