Sara Gjordeni publikon një foto të rrallë të vajzës së saj

Influencerja njëherazi dhe moderatorja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjet i ka bërë një dedikim të veçantë vogëlushes Nea.

Ndoënse Sara ka publikuar foto të Neas dhe më parë, POR ajo është kujdesur që të mos zbulojë portretin e vogëlushes. POR mesa duket deri këtu ishte kjo stepje nga ana e influenceres.

Në postimin e fundit, ku shfaqet një pjesë e fytyrës së Neas, Sara nëpërmjet fjalëve të shkruara në këtë post arrin që të na krijojë një imazh të vogëlushes në mendjen tonë.

Postimi i plotë: E dua atë pak të verdhë të diellit që sytë e tu blu kanë mes tyre!

S’di sesi bora ka zbritur në lëkurën tënde të bardhë por disi, munda gjatë krijimit tënd që ftohtesinë e botës të ta shtroja mbi lëkurë. Jam e bindur se, diku lart në hyjni,

engjëjt mblodhën këngët e tyre më të bukura për të krijuar zërin tënd, e ata mendjelehtë s’u ndalen aty,

të hodhen ar mbi flokë sikur të mos ekzistonte vend tjetër! Mami nuk di të hedhë ngjyra në kanavace, por lehtësisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat më të famshme në botë, i kisha hedhur diku në një cep të harroheshin përjetë përpara portretit tënd.

Pse ngec kur shkruaj për ty? A s’jam unë ajo vajza arrogante në krenarinë time për oratorinë?

Ku më shkojnë fjalët përpara teje? Si mund të më munde një kundërshtare kaq engjëllore që ende s’di të lëshojë një tingull të plotë? Vallë kaq e fuqishme je?!

Për këtë ndjesi më ka folur nëna ime 27 vite? Nëse kjo është vetëm maja e ajsbergut të rrugës sonë, shpresoj të di të notoj më thellë se Mariana Trench një ditë, të shoh aq thellë brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote më e ngushtë, ti te jesh e imja! Me shpresën që diku, dikur, një ditë, do i lexosh këto postime ; Mami!

Related Posts

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga Hygerta Sako e deri tek Getoar Selimi, dalin EMRAT VIP të Big Brother të këtij edicioni (17 PERSONAZHE)

Ende nuk ka një datë të saktë se kur edicioni i 5-të i formatit Big Brother VIP Kosova do të nisë këtë fundit, por supozimet për pjesëmarrësit…

‘Beni ynë nuk ia doli’! Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së, mesazhi i ndjerë: Familjes sonë do i mbetet shpirti i përvëluar

Vëllai i ish-deputetit të PS Petro Koçi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një mesazh të ndjerë, ish-deputeti shkruan se…

Tre shenjat më me fat sot – e shtunë 8 nëntor 2025

Qielli i sotëm sjell një frymë të re optimizmi dhe lëvizjeje. Disa shenja ndihen më të lehta, më të sigura në vetvete dhe gati të marrin në…

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete,…

Histori e trishtë familjare: nënë dhe bir gjenden të pajetë pas disa ditësh pa kontakte

Një ngjarje e trishtë ka tronditur zonën e Rafinës në Greqi, ku një grua e moshuar dhe djali i saj u gjetën të vdekur brenda banesës së…