Nga bisedat e WhatsApp-it në videoklip, rikthehen Keisi dhe Stresi: Kurrë mos thuaj kurrë

Për Stresin dhe Keisin dashuria nuk njeh kufij, largësi e as ndarje.

Edhe pse nuk janë më bashkë prej vitesh, ata janë rikthyer për t’u treguar të gjithëve se dashuria nuk shuhet kurrë plotësisht.

Klipi i fundit i Stresit, “Sa t’kam dasht’”, ku protagonistja është pikërisht Keisi, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi shfaqja e tyre së bashku ka ngritur shumë pikëpyetje në publik.

A kanë vendosur Stresi dhe Keisi t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre?

Në një intervistë ku shfaqen sërish bashkë për revistën Who, dyshja nuk i ka dhënë një përgjigje të qartë pyetjes, por kanë dashur të tregojnë se ndarja nuk do të thotë urrejtje. Përkundrazi, ata sot kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në respekt, kujtime dhe ndjenja që nuk zhbëhen.

“Nuk dimë të aktrojmë,” thotë Keisi. “Çdo gjë në atë klip ishte e vërtetë.”

Ndërsa Stresi thekson se klipi pa Keisin nuk do të kishte kuptim:

“Kjo këngë lindi nga bisedat tona reale në WhatsApp. Pa të, nuk do ishte e plotë.”

Dhe ndërsa publiku pyet nëse ky ribashkim artistik mund të shndërrohet në diçka më shumë, Stresi përgjigjet shkurt e shqip: “Kurrë mos thuaj kurrë!”

A bëhet fjalë për një histori dashurie apo është thjesht një kapitull i ri miqësie? Koha do ta tregojë.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…