Shndërron autobusin e vjetër në apartament modern

Një 45-vjeçar ka shndërruar një autobus të vjetër londinez në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave britanike.

Dan Atkins nga Sunbury-on-Thames, e nisi projektin përmes organizatës së tij bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë për strehim.

“Më erdhi ideja pasi mësova se një mik i imi po flinte në ndarjen e bagazheve të një autobusi”, është shprehur ai për mediat britanike, duke shtuar se kjo situatë e tronditi dhe e shtyu të vepronte. Autobusi, i prodhuar në vitin 1998, është transformuar plotësisht në një hapësirë banimi funksionale, me standarde të larta dhe dizajn modern.

Sipas “The Independent”, brenda autobusit ndodhen një dhomë gjumi për të rritur, një dhomë për fëmijë me shtretër marinari, një kuzhinë moderne, një banjë elegante dhe një ambient ndenjeje me televizor smart 32 inç dhe banak mëngjesi. I gjithë dizajni është menduar për të ofruar komoditet dhe ngrohtësi, pavarësisht hapësirës së kufizuar.

“Mendoj se është një nga autobusët më të bukur që është rinovuar ndonjëherë”, citohet të ketë thënë Atkins për “Metro”. 45-vjeçari ka theksuar se qëllimi i këtij projekti nuk ishte vetëm krijimi i një shtëpie të pazakontë, por edhe mbledhja e fondeve për të ndihmuar të pastrehët.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja do të përdoren për të mbështetur projekte të tjera të organizatës sonë”, ka deklaruar ai.

Autobusi është nxjerrë në shitje për rreth 60 mijë euro dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…