‘Një kryeministër i ri do të vij…’, astologia e njohur bënë parashikimin e bujshëm: Ja kur pritet të ndodh

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë që do të drejtojë Shqipërinë për një mandat 4-vjeçar.

E ndërkohë rezultatet do të përcaktojnë fituesin, astrologjia ka një parashikim për zgjedhjet.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan në bazë të shenjave të horoskopit dhe hartës astrologjike, tregoi më të favorizuarin, sipas saj, në këto zgjedhje.Për Kalogerin, shenja më e favorizuar është Gaforrja, e cila përkon me shenjën e kryeministrin Edi Rama.

Astrologia tha se sistemi i Shqipërisë mbetet i njëjti dhe se vitet e ardhshme të Shqipërisë do të jenë me ndryshime të mëdha pozitive.

“Në zgjedhje favorizohet veçanërisht Gaforrja. Harta e Shqipërisë, ruan për momentin sistemin ekzistues, ndërkohë që Shqipëria është përpara përparimeve të reja.

Sistemet përparimtarë të Shqipërisë flasin për fillime të reja, që do të fillojnë nga fundi i dimrit dhe pranvera e 2026 dhe këto zhvillimet e reja të Shqipërisë do të jenë më dinamike, me iniciativa, me një shpirt luftarak pozitiv, me transparencë dhe do të jenë ndryshime që do e favorizojnë Shqipërinë.”

Chrysanthi Kalogeri parashikoi gjithashtu se një ndryshim thelbësor në vitet 2027-2028 do të ndodhë. Sipas saj në pushtet do të vijë një kryeministër i ri, i cili do të jetë i ri në moshë dhe do jetë një nga shenjat e zjarrit.

“Nuk e di nëse do e nxjerrim këtë mandatin 4-vjeçar sepse mund të kemi ndryshime në vitin 2027-2028. Këto ndryshime duken dhe në hartën astrologjike të kryeministrit që do të bëhen në 2-3 vitet e ardhshme. Pas ndryshimeve, si kryeministër do të vijë një personazh i ri, edhe në moshë. Një zotëri në moshën 40-45 vjeçe, me ideale, me entuziazëm dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë përfaqësues i shenjës së zjarrit, Dash, Shigjetar që i përshtatet Shqipërisë sepse ka Diellin në shenjën e Shigjetarit, mund të jetë Luan, ose përfaqësues i shenjave kardinale. Megjithatë duhet të përgatitemi për fillime të reja, të cilat do të jenë shumë më të mira për atdheun.”

Ajo shtoi më tej se Dielli përparimtar në Shqipëri do të japë ndryshime e zhvillime të mëdha e pozitive.

“Po, dhe sistemi ekzistues nuk do të ndryshojë. Sepse dhe Dielli që është përparimtari i Shqipërisë në gradën 29 të Peshqve ka lidhje harmonike gjashtëkëndëshe me Saturnin përparimtar në shenjën e Demit, në hartën përparimtare të Shqipërisë. Favorizohet Gaforrja, megjithëse se shikoj se në hartën e kryeministrit kanë filluar ndryshimet të cilat do të plotësohen, realizohen në 2-3 vitet e ardhshme. Një parashikim më i përgjithshëm dhe më pëlqen sepse Dielli i Shqipërisë kalon në shenjën e Dashit, i cili është më i përshtatshëm për Shqipërinë, e cila ka edhe Diellin në shenjën e Shigjetarit.”

Më herët, astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” bëri gjithashtu një parashikim të asaj se kush do të fitojë zgjedhjet. Mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, një Gaforreje dhe një Peshoreje, astrologia tha gjithashtu se më i favorizuar është Gaforrja. Megjithatë duhet të presim rezultatet zgjedhore që do të përcaktojnë fituesin.

Related Posts

Dhimbje e madhe! Një djalë i vogël vd*s pasi nëna e la në makinë të nxehtë për orë të tëra për të bërë një ndërhyrje estetike

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kaliforninë, ku një fëmijë njëvjeçar humbi jetën pasi u la për orë të tëra në një makinë të nxehtë. E ëma, Maya…

Kjo familje humbi gjithçka për shkak të kësaj fotoje në Facebook. Kujdes mos ta pësoni edhe ju!

Çdi kush prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë në përditshmërinë tonë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka. Në veçanti, duhet…

Shembet ura/ Automjetet përfundojnë poshtë saj, raportohen viktima

Një pjesë e një ure në Vadodara të shtetit mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi, tha zyrtari i lartë civil, Anil…

“Kur morëm faturën na erdhi surpriza, 950 lekë sufllaqja”

Abuzimi me çmimet në zonat turistike të Shqipërisë po kthehet në shqetësim serioz për pushuesit vendas dhe të huaj. Një grup të rinjsh shqiptarë që po kalojnë…

Horoskopi ditor, e enjte 10 korrik 2025

Dashi Saturni do jete planeti qe do iu ndihmoje ta thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj sot dhe te përjetoni sa me shume kënaqësi pranë partnerit. Beqaret…

Nusja ime më hidhet sipër gati çdo darkë, jam i lodhur ska fuqi ta… Si t’ia bëj?

Unë jam 51 vjeç dhe jam e martuar prej 26 vitesh. Marrëdhënia me gruan ka qenë gjithmonë e mirë, edhe në planin fizik. Megjithatë, prej disa muajsh…