Djali 18 vjeç përplaset me një makinë tjetër, 5 persona janë pl*agosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të diel në aksin Vajzë–Sevaster në Vlorë, duke lënë të plagosur pesë persona, raporton noa.al.

Ngjarja ka përfshirë dy automjete tip “Benz”, të drejtuara nga shtetasi L. K., 18 vjeç, banues në fshatin Vajzë, dhe D. S., 69 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, përplasja ndodhi në rrugën automobilistike të zonës, ndërsa për pasojë pesë pasagjerë mbetën të dëmtuar.

Të lënduarit morën ndihmën e nevojshme në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj 18-vjeçarit L. K. për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vijojnë. /noa.al

Related Posts

E fr*kshme! Tërmeti 7.4 ballë godet kete vend

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregdetin e Kamçatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, të shtunën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami. Qendra e…

Aksidenti i merr jetën 47-vjeçares në Lushnje, tre të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, ku një automjet tip Volkswagen Passat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal….

“Nuk e fal shpirti…”/ Mesazhi i fortë i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes shpejtësinë dhe alkoolin, nuk ju ka borxh askush

Me lot në sy, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave, që u shuan në lule të rinisë në një aksident automobilistik, Riza Dhimaku dha një mesazh…

Një takim i jashtëzakonshëm mund t’ju kthejë jetën përmbys- Horoskopi 13 shtator 2025

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe dhe akoma me emocionuese se me pare….

Tjetër lajm i mirë… Shqipëria nuk ndalet! Rama: Të martën hapim 4 kapituj të tjerë, gur kilometrik në rrugën drejt BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të martën, më 16 shtator, Shqipëria do të hapë 4 kapituj të rinj negociues me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë…

Aksident i rëndë! Automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjerja, pl*agoset drejtuesi i makinës dhe dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka…