E pazakontë! Dhia i ‘pret rrugën’ ciklistëve të Giro d’Italia, ja cfarë ndodhi më pas!

Një episod aspak i zakontë ka ndodhur sot gjatë etapës së tretë të garës ndërkombëtare çiklistike Giro d’Italia, e cila po zhvillohej në qytetin e Vlorës. Teksa garuesit po përshkonin itinerarin, një tufë dhish ka dalë papritur në rrugë, duke ndërprerë për pak sekonda rrjedhën e garës. Momenti më i tensionuar ndodhi kur një dhi e vetmuar, me shpejtësi, hyri mes çiklistëve, duke rrezikuar seriozisht përplasjen me të paktën tre prej tyre.

Pamjet që tashmë po bëhen virale tregojnë momentin kur kafsha kalon mes sportistëve, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga garuesit dhe stafi i organizimit.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe gara vijoi normalisht, por situata ka ngjallur jo pak komente në rrjet për “sfiduesen” e re të pistës.

Ky është një prej atyre episodeve që tregon se edhe garat më prestigjioze nuk janë imunë ndaj surprizave të natyrës – sidomos kur zhvillohen në zona ku kafshët janë ende një pjesë e përditshmërisë.

Related Posts

E rëndë: 19-vjeçarja humb jetën në aksident, shoferi 20 vjeç ka mbetur i plagosur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Gremë të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti, ka humbur jetën një 19 vjeçare. Kjo u konfirmua nga…

Tro*ditet vendi, shperthim me tritol, ka te vd*kur

Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash…

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stine, ku ka ndarë me publikun një nga përjetimet më intime dhe emocionale të jetës së…

E trishtë, zemra tradhton vëllain binjak të Ema Andreas, humb jetën në palestër gazetari shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri. Burime për mediat bëjnë…

I fundit! Vjen lajmi i papritur nga Greqia

Fermerët në Greqi kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokadat e tyre, duke bllokuar rrugët kryesore në disa zona të vendit. Ata kanë njoftuar se sot…

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin Manado, në ishullin…