PS arrin rekord me 12 mandate në Fier, Balluku: Kemi skuadër, kemi folur me njerëzit

Partia Socialiste është duke shënuar një rezultat rekord në qarkun e Fierit, ku deri tani janë numëruar 293 kuti votimi nga 587 ku PS ka marrë 49598 vota përballë 19165 të marra nga kundërshtari politik.

Të përtkhyera në mandate rezulton se deri tani PS merr 12 mandate, ndërsa PD 4 mandate.

Lidhur me situatën politike, numërimin e votave dhe rezultatin e deritanishëm drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka folur për Vizion Plus.

E pyetur se si PS arriti që të rikthejë interesin e qytetarëve në Fier për të votuar në shumicë Partinë Socialiste, Balluku tha se kjo erdhi vetëm duke punuar dhe duke folur me njerëzit.

Ajo tha se PS ka një skuadër të mirëorganizuar dhe çdo gjë e ka treguar vetëm me punë dhe duke u ulur me njerëzit, ndryshe nga kundërshtari politik që është mësuar vetëm të hedhë baltë.

“Shihej me skepticizëm, pasi ne kemi patur një rezultat të konsoliduar 9 mandate për PS dhe 7 për PD. Një rezultat i cili në katër vjeçar kishte pësuar dhe një lloj stanacioni, ndaj dukej e paarritëshme dhe e 10-ta.

Prandaj kur unë thoja që erdhëm këtu për të zgjuar Fierin, njerëzit ishin skeptikë, dhe mendonin se si do të arrinim rezultatin e 2017-ës, madje më thoshin se si do ta arrijëm pasi njertëzit kanë ikur, apo pakënaqësitë edhe brenda radhëve. Ajo që unë kam gjetur në Fier është dëshirta për punë, për tu bërë bashkë, për të tejkaluar përtej të majtës e të djahtës.

Në qarkun e Fierit të gjithë bashkitë kanë një dëshirë shumë të madhe për inovacion, për gjithçka të re që mund të vijmë, qoftë kjo në turizëm, pasi ky qark ka vijën më të gjatë bregdetare, e gjitha kjo më ka bërë që të gjej vend bashkë më skuadrën time. Fryma nuk ngrihet me drejtorë dhe me administratë”, tha Balluku.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…