Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj

Kreu i PD-së nw Shqipëri, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 11 maj. Ai ka thirrur një protestë më 16 maj, ditë në të cilën në Tiranë do vijnë liderët europianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se votat “janë grabitur” nga Partia Socialiste, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësoi si “përbindësh elektoral”.

Ai shtoi se protesta do të mbahet në orën 17 në “Bulevardin Zogu i Parë”, ndërsa theksoi se u zgjodh e njëjta ditë kur do të zhvillohet edhe Samiti për të “sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze elektorale”.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17 në Bulevardin Zogu I për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Garantoj se nuk do të ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narko-diktator që nuk njeh ligj e as moral për votën e qytetarëve të tij. Nuk bëhet fjalë kurrë të pajtohem me këto zgjedhje. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa na takonte se si opozitë që Shqipëria të ketë zgjedhje. Protesta e datës 16 është një protestë në emër të një populli që votën ja dikton revolja pas koke, siç ka ndodhur në Peshkopi”, tha Berisha.

Teksa janë numëruar më shumë se 95% e votave në vend, koalicioni PD-ASHM ka marrë 52 mandate, një rezultat më i ulët se në zgjedhjet e viti 2021, ku PD garoi si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca pë Ndryshim” dhe mori 59 mandate/ rtsh

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…