Masakrohet gjelbërimi i Liqenit për Noizyn, Rilindja i jep leje për koncert

Të denoncuar pak ditë më parë edhe në JOQ Albania, qytetarët me foto raportuan fadromat që po spastronin hapësirën e gjelbër brenda Liqenit Artificial.

Është hedhur dritë nga aktivisti Andi Tepelena se ç’po ndodh pasi ka denoncuar publikisht organizimin e një koncerti që ironikisht do të mbahet nga autori i këngës së fushatës së Rilindjes, reperi Noizy.

Koncerti pritet të zhvillohet më 31 maj në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Tepelena e quan lejen e dhënë nga Bashkia Tiranë për shpyllëzimin e Liqenit një “shpërblim elektoral” të pastër me pasoja të rënda mjedisore.

Për përgatitjen e këtij eventi është parashikuar shkatërrimi i afro 42,934 metrave katrorë gjelbërim, brenda zonës së vetme të gjelbër të mbetur në kryeqytet, duke rrezikuar mushkërinë natyrore të Tiranës.

Koncerti pritet të mbledhë rreth 20 mijë të rinj shqiptarë dhe europianë, ndërsa janë planifikuar të vendosen 200 tualete publike në hapësirën e parkut, gjë që ka ngjallur reagime për ndikimin e drejtpërdrejtë në ambient.

Tepelena thekson se qytetarët nuk janë pyetur, ndërsa shifra e investuar nuk është bërë publike, në kundërshtim me detyrimet ligjore për transparencë. Biletat për pjesëmarrje kushtojnë 150 euro, ndërsa ende nuk dihet se kush do të mbulojë dëmet e mundshme mjedisore që ky aktivitet mund të shkaktojë.

“Po kush do të paguajë për dëmet mjedisore? Noizy dhe DJ-t gjermanë? Apo do të jetë kjo rruga drejt ndërtimit të radhës në park?” – pyet ironikisht aktivisti.

Ngjarja ka ngritur alarmin për shfrytëzimin e hapësirave publike në funksion të interesave private dhe politike, ndërsa shqetësimet për pasoja të pakthyeshme në mjedis po shtohen dita-ditës.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…