Kush e vrau 33-vjeçarin? Detajet e trishta, çfarë i shkruajti femra që e nxorri në pritë?

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër. Policia ka zbuluar se ka qenë një sms në Facebook nga një vajzë që e ka nxjerrë në pritë.

Por dyshohet se ka qenë një profil fallco me emër vajze, pas të cilit fshihej autori i vrasjes.

Autori dyshohet se i ka zënë pritë të riut rreth 1.2 km larg banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake rezulton se autori ka qenë një person i vetëm.

Autori ka qenë i fshehur, duke pritur Ramazan Matajn dhe sapo ka ardhur makina e viktimës, ka hapur zjarr duke e qëlluar me 29 plumba. Ka qenë një banor i zonës që në mëngjesin e ditës tjetër ka gjetur viktimën brenda në makinë dhe më pas ka lajmëruar Policinë.

Mësohet se gjurmët e autorit janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance.

Për shkak se zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, identifikimi i autorit është edhe më i vështirë.

Familjarët e viktimës kanë treguar në polici që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Babai 33 vjeçarit Ramazan Mataj ka thyer heshtjen pas atentatit tragjik që i mori jetën djalit të tij një ditë më parë.

Ai ka kërkuar drejtësi dhe që autorët të vihen pas hekurave. Ai pretendon se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd dhe se shumë shpejt pritej që të fejohej me një vajzë.

Hetuesit bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe aktiviteti i viktimës jashtë vendit.

Related Posts

Horoskopi, 13 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Mos i mbani inat partnerit nëse debatoni me te sepse çdo gjë qe do ua thotë do ua thotë për te mirën tuaj. Mundohuni nga ana…

U përfshi nga zjarri, shkrumbohet plotësisht supermarketi! Pamjet nga vendngjarje, raportohet për dëme të mëdha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë…

Qeveria merr vendimin DRÀSTIK për shumë punonjës! Shkrihet drejtoria e madhe, ja çdo ndodhë me ta

Me një vendim të Qeverisë është shkrirë Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, funksionet e së cilës nga 1 janari 2026, do i kalojnë Shërbimeve Qeveritare. Vendimi…

Aksident tr*gjik në vend, vd*sin dy persona, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e…

Pas ndarjes nga jeta të ish presidentit! E k*qja madhe ndodh sot në familjen e Bujar Nishanit

Ka ndërruar jetë Faik Nishani, babai i ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Lajmi është bërë publik këtë të premte nga mbesa e tij,…

E rëndë! E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vr*rë nënën, motrën dhe vëllanë!

SHBA-të janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash. Dhe gjithçka lidhej me një motiv…