Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm. Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%. Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona.

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…