Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, Julia Ilirjani nuk e ka pritur mirë vendimin e popullit shqiptar për të votuar në zgjedhje Partinë Socialiste dhe ka shpërthyer në ofendime ndaj tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.
Krahas ajo shkruan: “Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.