Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë.

“Unë kam pasur një problem me ndërtuesin, atje ku jam futur në banesë, ai ndërtuesi nuk e ka bërë hipotekën në vitin 2007, kur unë hyra brenda sepse kishte probleme me bashkinë. Në vitin 2014 i përfundoi dokumentet, më tha mua nuk është 78 metra, por është kaq metra.

E kishte pretendimin mbi kontratën, unë e kundërshtova dhe çështja kaloi në gjykatë. Gjykata e Tiranës ia kaloi Apelit, Apeli ia kaloi përsëri Gjykatës së Tiranës dhe ky problem u zgjidh në vitin 2023. Ky avokati Përparim Rama më tha hajde të shkojmë tek një person që merret me aplikimet, ngjitur me Gjykatën, aplikim thoshte atje”, thotë denoncuesi.

Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 Tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama.

Pasi Lorenci aplikon për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

“Kaluan 35 ditë dhe aplikimi nuk erdhi, më tha që kadastra i vonon dhe pastaj bëri aplikim tjetër. E bëri në datën 25 tetor, pas 6 muajve nuk vendosi datën e saktë. Vendosi datën pas aplikimit të parë. Kam bërë dy kërkesa në kadastër”, shtoi më tej i moshuari.

6 muaj më pas, zoti Gjikola thotë, se nuk i është zgjidhur problemi. 91-vjeçari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.

“Kemi shkuar te posta, te kadastra, i ka thënë që nuk keni faturën. Pastaj pas 35 ditësh dhe duhet të bëhet regjistrimi i pronës pas aplikimit. Nëse pas 35 ditësh nuk e paguan këtë atëherë çdo ditë është 1500 (lekë të vjetra) tip gjobe dhe nga periudha e aplikimit, që duhet të dilte 35 ditëshi e deri tani ka arritur shuma 2 milionë (lekë të vjetra).

Kur shkuan pas gjithë këtyre veprimeve, hyri në sistem dhe nuk i doli dhe tha që për 72 orë do e zgjidhte sistemin. Në telefon nuk na përgjigjej dhe zyra e shërbimit të tij ishte e mbyllur me qepena. Kam shkuar dhe herë të tjera, dhe herë të tjera ishte e mbyllur. Kur shkova për të marrë përgjigje për veten time, aty kishte edhe persona të tjerë të moshuar që kishin edhe ato këto probleme ”, sqaron vajza e Bardhok Gjikola.

“Stop” tentoi të gjente asistentin e shërbimeve Lorenc Agolli, por ai nuk ndodhet në zyrë. Ndërsa avokati Përparim Rama, shpjegon se ka dëgjuar, që ai luan bixhoz.

Gazetarja: Ishit ju që e drejtuat tek asistenti.

Përparim Rama: Po! Por më lër të ta shpjegoj, më lër të ta shpjegoj…! Dhe unë i thashë, do e bësh nëpërmjet e-Albanias dhe unë këtu poshtë shtëpisë sime, është ky Lorenci dhe unë, kur kam fituar gjyqin, shtëpinë time, që e mora me gjyq nëpërmjet e-Albanias, aplikova dhe më erdhi certifikata, dhe ia sugjerova. Dhe unë e çova atje dhe i thashë shiko, ulja një çik çmimin këtij, se ky është burrë i vjetër. Ishte pagesa për aplikimin tek Hipoteka, dhe pagesa për shërbimin e këtij. Rezulton, që atje nuk ka shkuar, se ia mbajti ky zarfin, i tha do ia çoj unë zarfin me Postë.

Dhe, kur shkohet në Postë, bëhet edhe pagesa e aplikimit. Rezulton, që ky, s’e ka çuar fare zarfin. E kapa Lorencin i thashë, pse më ke përzier mua me këtë histori? Jo po nuk e mbaj mend tha, kush e mori zarfin. Jo, unë s’jam përzierë me zarfin, e ke marrë ti, thashë unë. Ky, ose ka harruar, ose s’ka çuar zarfin të bëjë pagesën e lekëve, dhe e keqja fare, nuk është bërë pagesa, se aplikimi ka shkuar nëpërmjet kompjuterit. Kupton ti? Por, nuk është bërë pagesa përkatëse, këtu është e gjithë puna. Ky nuk ka bërë pagesën dhe hipoteka nuk e ka bërë shërbimin. Kam informacione tani, që doli problemi, më tha dhe një avokat tjetër, që ta kesh prej meje, ky tha, ka dhe një ves tha, që luan bixhoz tha, edhe nuk e di, këtë e kam nga një avokat. Unë kam dy numra edhe njëri më rezulton i mbyllur. Numrin tjetër, që kam, edhe po ta çoj…/ TvKlan

Related Posts

Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, akuzohet për ndihmë në arratisjen pas vr’ sjes së Fatbardh Licit

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka paraqitur kërkesë për liri në Gjykatën e Lartë, pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest…

Avokati bën deklaratën e fortë! Babai mund të ketë rol në zhdukjen e Bleona Matës, vajza besohet se është gjallë!

Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta lidhur me rastin e zhdukjes së Bleona Matës, gjatë një interviste në Top Channel. Sipas tij, sjellja e babait…

‘Kush është banori më negativ?’ Mateo pyet Brikenën, ja si iu përgjigj ajo?

Mateo dhe Brikena patën sot një bisedë të qetë me njëri-tjetrin. Teksa të dy ndodheshin jashtë, banori iu drejtua Brikenës duke e pyetur për mendimin e saj…

Rogerti i përmendi vëllain e Gjestit, që humbi j*tën, Gimbo shp*ërthen ndaj banorit

Një debat i fortë ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP, ku banorët Dj Gimbo dhe Rogerti janë përplasur ashpër pas një deklarate të ndjeshme që lidhet…

‘Koha po mbaron’! Trump rrethon Iranin me ‘Armatën e Madhe’ dhe paralajmëron goditjen finale! Kallas: Mos b*mbardoni!

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur në një pikë kritike, teksa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar të mërkurën udhëheqjen iraniane se “koha po mbaron” për programin…

Polici ‘skandaloz’ qëIIon me shkeIma barkut dhe shkop dy gra. Video

Një incident i rëndë është raportuar së fundmi jashtë një qendre tregtare në Holandë, ku një efektiv policie shfaqet duke përdorur forcë fizike ndaj dy grave myslimane….