Blendi Gonxhja më i votuari, Olta Xhaçka i merr mandatin Xhemal Qefalisë

Numërimi i votave për kandidatët me votë preferenciale në Qarkun e Tiranës vijon ende dhe deri më tani janë numëruar 828 nga 1282 kuti votimi.

Rezultatet paraprake kanë krijuar një projeksion të qartë për përbërjen e re të deputetëve të Partisë Socialiste që do të përfaqësojnë këtë qark në Parlamentin e ri.

Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate në Qarkun e Tiranës. Nga këto, 12 shkojnë për kandidatët e listës së sigurt, të cilët marrin automatikisht mandate në bazë të votave për logon e partisë. Ndërkohë, gara për 7 mandatet e mbetura është zhvilluar mes kandidatëve të listës së hapur.

Blendi Gonxhja kryeson me diferencë, duke marrë 17420 vota preferenciale. Pas tij renditet ministri Ervin Hoxha me 14349 vota. Më tej vijnë figurat e njohura të PS-së si Erion Braçe (13822 vota), Fatmir Xhafaj (9672), Ornaldo Rakipi (6768), Anila Denaj (4 903), dhe Olta Xhaçka, që ka grumbulluar 4357 vota.

Por jo vetëm kaq pasi për shkak të kuotave gjinore, Xhaçka ka rrugën e hapur drejt Kuvendit, ndërkohë që deputeti aktual Xhemal Qefalia, me 6484 vota, nuk siguron dot mandatin.

Rezultatet paraprake tregojnë gjithashtu largimin nga Kuvendi të disa prej figurave të vjetra të PS-së, si Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli, të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për të qëndruar në Parlament.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…