Trinjakë? Pas daljes nga Ferma Vip, u përfol për një shtatzëni, Alba Pollozhani sqaron të vërtetën! Limi rrëfen raportin me konkurrenten, çfarë po ndodh mes tyre

Dalja e Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP bëri bujë, duke mos ditur më pas se çfarë ndodhi me ta.

Fjalë qarkulluan se arsyeja e daljes së dy konkurrentëve u bë një shtatzëni, po këtij thashethemi nuk iu dha zë nga protagonistët.

Mirëpo së fundmi, të ftuar në prime-n e fermës, ish banorët sqaruan sesi po vazhdon raporti i tyre pas daljen duke shuar edhe zërat për shtatzëni teksa ironuzan lajmin e rremë.

“I kam trinjakë, çuna. Te jenë tropojanë dhe mos jenë çuna?”, u shpreh Alba.

Nga ana tjetër Limi sqaroi marrëdhënien me Albën teksa theksoi se po ecin mirë bashkë.

“Qëkur kemi dalë jemi bashkë, bashkë kemi ngrënë, bashkë kemi pirë, bashkë kemi ardhur këtu dhe bashkë do ikim. Jemi diku me njëri-tjetrin, po kalojmë bukur.”

Nga ana tjetër vetë Alba u shfaq më në formë dhe më e buzëqeshur se kurrë teksa shpjegoi edhe njëëherë arsyen e daljes nga ferma.

“Në momentin kur unë u futa në Fermë ndodhën disa gjëra në jetën time, të cilat unë nuk i parashikova dot dhe fokusi im u zhvendos nga çmimi në një pikë tjetër e cila është më e madhe se çmimi dhe vetë fama”, tha Alba.

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, së fundmi kanë lënë përfundimisht garën për çmimin e madh.

Ishte Alba e para e cila në prime-n e kaluar kërkoi të dilte nga ferma, një vendim që u bë fakt i kryer 24 orë më mbrapa.

Ajo çfarë befasoi publikun ishte ikja e banorit tjetër, Limit, i cili e la lojën vetëm pak orë pasi u largua konkurrentja me të cilën ai kishte krijuar një romancë, që ditëve të fundit duket se nuk po shkonte mirë.

E ndërsa Alba e mori vendimin për të dalë me arsyetimin se nuk duronte më sjellen që Limi bënte ndaj saj, ky i fundit u shpreh pas daljes se: “Nuk po duroja dot më, dua të dal, të vazhdoj jetën time, jetën normale, punët e mija. Kam shumë përgjegjësi jashtë dhe duhet të ikja sezbën,” u shpreh ai.

Kujtojmë që Alba dhe Limi kanë qenë në qendër të vëmendjes në Ferma VIP, pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…