‘Jam miku i fëmijës tuaj’! Mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arr*stohet 64-vjeçari në Tiranë!

Një 64-vjeçar i cili mashtronte qytetarët dhe u merrte para është vendosur në prangat e policisë së Tiranës.

Sipas njoftimit të bluve autori i arrestuar hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit.

Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte ‘viktimave’ të rënë pre 500 deri në 1000 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit”, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

FOTOT+VIDEO/ Djali i Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, martohet në Romë me Cindy Marina! Marrin edhe bekimin e Papës! Pamjet nga dasma përrallore

Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Cindy Marina, në një ceremoni të veçantë në Romë, më 13…

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare, si një risi në administratën publike dhe…

Shqipëria me internet rekord, por çmimet më të larta në Europë: Sa paguajnë shqiptarët për 2 miliardë GB!

Shqiptarët po përdorin më shumë internet se kurrë – rreth 2 miliardë GB në vitin 2024 – por për të shfrytëzuar këto rrjete duhet të paguajnë më…

“Vetëm në Shqipëri ndodh që një deputet i opozitës është i pasur dhe me vila”

Ditën e djeshme, u konstitua Kuvendi i Shqipërisë, ku deputetët u betuan për mandatin 4-vjeçar. Ndërsa sërish opozita protestoi në Parlament, teksa ligjvënësit demokratë u shfaqën me…

Tjetër s*lm me a*më: Të paktën 7 persona të vr*rë

Persona të armatosur të maskuar si ushtarë hapën zjarr brenda një salle biliardi të premten vonë në Santo Domingo de los Tsachilas në Ekuadorin veriperëndimor, duke vrarë…

Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi në media dhe në rrjetet social se martesa mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollces ka marrë fund, duke ngjallur kureshtje të…