Frika nga një pandemi e re, mjeku Alimehmeti qetëson të gjithë me atë që thotë

Virusi HMPV që po përhapet me shpejtësi në Azi ka shkaktuar panik në botë, me frikën e rikthimit të një pandemie si ajo e Covid-19.

Megjithatë, për mjekun Ilir Alimehmeti nuk ka aspak vend për frikë, pasi sipas tij, ky virus është zbuluar që në vitin 2001 dhe nuk është diçka e re.

Sipas tij, virusi ka qenë ekzistent dhe më përpara, është identifikuar që në vitin 2001 dhe nuk ka nevojë për një trajtim specifik apo vaksinë, por duke mos lënë mënjanë kujdesin për të patur një sistem imunitar të shëndetshëm.

“Ky është një virus që e kemi identifikuar që në 2001 në Holandë, ka qenë dhe më përpara.

Virusi e bën këtë punë e bën në mënyrë sezonale, çdo dimër dhe pranverë. Si çdo virus, ka disa sezone pak më të larta dhe të ulëta.

Mbas shqetësimeve, rastet janë raportuar në disa vende të botës, 10 deri në 12 % e rasteve të infeksioneve respiratore, janë nga HMPV-ja.

Nga të cilat 5-16% mund të bëjnë infeksione të poshtme respiratore që kanë nevojë për një trajtim më të kujdesshëm.

S’kemi asnjë vend për panik dhe nuk flasim për diçka të re. Nuk ka hapësirë apo nevojë për vaksinë apo trajtim antiviral.

Si çdo virus respirator, ka tendencën të prekë më shumë fëmijët e vegjël, moshat e mëdha apo personat me sëmundje.

Nga ana tjetër nuk është e parandalueshme thjesht duhet mbajtur një sistem imunitar sa më i shëndetshëm”, tha mjeku Ilir Alimehmeti në Euronews.

Share this:

Related Posts

Nusja nga Lezha tregon si u lidh me mblesëri: Ishte hera e parë që… i fejuari më bëri atë që se prisja kurrë

Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë. Kjo është historia…

E pavlerë’, partnerja e Mevlanit i kthehet keq Livias

Pas ditësh me heshtje, thumbime të nënkuptuara dhe deklarata të rënda publike, Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlanit, ka shpërthyer me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram,…

Si të kuptojmë nëse një pjepër është pjekur përpara se ta presim

Një nga frutat më të dashura të sezonit është padyshim pjepri. I freskët, lëngshëm dhe aromatik, ky frut mund të ngrejë lart çdo tryezë verore nga sallatat…

Vezët e ziera dhe rëndësia e tyre! Mjekët japin lajmin e madh

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme us hqyese re nditur në li stën e 10 super ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të…

Elbasan/ Futet për nevoja personaIe në bunker, burrit i bie qielli ne koke kur gjen gruan me

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personaIe në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit por rastësisht gjen gjënë që i…

Të gjithë kujtonin se isha vajza e Behar Merës! Roza Lati befason: Mami im prej 22 vitesh ka marredhenie me..

Një nga momentet më prekëse dhe njëkohësisht më të bukura të emisionit “Top Story”, kushtuar ikonave të humorit shqiptar, erdhi nga moderatorja dhe aktorja Roza Lati, e…