Ndodh e papritura, futbollisti bie nga autobusi gjatë festimeve (Video)

Barcelona është sundimtari absolut i futbollit spanjoll këtë sezon, pasi e ka kompletuar kurorën e trefishtë: fituan La Ligën dy javë para përfundimit të kampionatit, duke shtuar këtë trofe në koleksionin ku përfshihen edhe Superkupa dhe Kupa e Mbretit.

Gëzimi i tifozëve katalanas është i dyfishtë, pasi të gjitha trofetë u siguruan në përballje të drejtpërdrejta me rivalin më të madh, Real Madridin, ndërsa titulli i kampionatit u konfirmua duke mposhtur rivalin tjetër lokal, Espanyolin.

Pas ndeshjes, futbollistët e Barcelonës festuan me entuziazëm trofeun më të fundit. Fillimisht në dhomat e zhveshjes së stadiumit të Espanyolit, ku nuk u penguan nga reagimi i rivalëve, por u kujdes trajneri Hansi Flick që të ruhej qetësia. Më vonë, festa u zhvendos në rrugët e qytetit me një autobus të hapur, ku ata festuan bashkë me tifozët.

Një nga lojtarët më të çliruar gjatë festimeve ishte Inigo Martinez. Gjatë kalimit me autobusin e hapur, ai u ngjit në buzë të mjetit dhe në një moment humbi ekuilibrin duke rënë prej tij. Ai ra me shpinë, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze. Sipas mediave spanjolle, situata mund të kishte qenë shumë më e rëndë, por lojtari shpëtoi pa pasoja.

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…