Pasuria ndan çiftin: Ka vd*kur dashuria!

Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare“ në Tv Klan. Bashkimi ka pasur një martesë 27-vjeçare me Lumturinë, me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë martesës ata kanë vendosur si pasuri një apartament dhe një shtëpi. Pas divorcit, ka filluar pjesëtimi i pasurisë, i cili s’ka marrë ende formë të prerë.

Nga martesa me Dilberen, ka një djalë 11-vjeçar, por kjo e fundit nuk ka siguri për jetesën nëse Bashkimi largohet nga jeta para saj. Dilberja thotë se fëmijët e Bashkimit shkojnë në pronën e saj, hyjnë me polici duke pretenduar se janë bashkëpronarë. Dilberja kërkon që Bashkimi t’i dhurojë asaj shtëpinë, kurse ai jo. Konflikti mes tyre arrin deri në pikën sa ajo të thotë se “dashuria ka mbaruar”.

Dilbere: S’bëheesh djalë i ri pasi ke dalë në pension!

Eni Çobani: Pse, s’është si djalë i ri?

Dilbere: Jo, jo i ri është në kohë të vet, jo sot që ka dalë në pension.

Eni Çobani: Ja se Dilberja flet më mirë se unë, nuk flas! Atëherë Dilberja ka një sakrificë më të madhe.

Dilbere: Unë dua shtëpinë me letra se jetës nuk i dihet!

Eni Çobani: Pse Bashkimin nuk e do ti? Burri nuk merret vetëm për shtëpinë se tani po të kthehem edhe ty.

Bashkim: Kemi bërë disa herë gjyqe.

Eni Çobani: Do bësh edhe shumë gjyqe të tjera ti se kjo punë nuk mbaron, është pafund!

Bashkim: Nuk po them që ajo mos të marrë pjesë, unë nuk kam qenë dakord. Jemi ndarë, 50 me 50.

Dilbere: Jo znj. Eni! Dua shtëpinë!

Eni Çobani: Do shtëpinë të ta dhurojë ty?

Dilbere: Po, të ma dhurojë shtëpinë time. Bashkim, dua shtëpinë. Dhuroje shtëpinë në emrin e çunit, shtëpinë që kemi, tjetrën lërja asaj.

Bashkim: Mos ki merak, edhe shtëpinë aty e ke nuk ta merr kush!

Dilbere: Jo, nuk e kam aty, e dua me letra se ato vijnë tek unë. Nuk je ti në shtëpi, ato vijnë tek unë. Jo, e dua me letra shtëpinë, me letra!

Bashkim: Do të ta japim me letra por shko ulu atje!

Dilbere: E dua me letra!

Bashkim: Do e marrësh edhe ti me letra.

Dilbere: E ka marrë ajo, e ka marrë. E ka marrë, si s’e ka marrë? Pallatin me 14 milionë, sot nuk bën një makinë 14 milionë lekë. Si s‘e ka marrë shtëpinë ajo?

Eni Çobani: Po 14 milionë ia ka vendosur gjykata asaj, nuk e ka vendosur ajo. Dilbere, e ke marrë me dashuri ti këtë a me çfarë e ke marrë?

Dilbere: Jo, jo, s’ka dashuri më.

Eni Çobani: Po mos e merrje!

Dilbere: Ka vdekur dashuria! Të jesh në rrugë ka vdekur dashuria!/tvklan.al

Related Posts

Grυshte dhe shkeIma, lNClDENTl që nuk u pa gjatë këngës së lzraeIit në Eurovision

Ditën e djeshme, RTE News njoftoi se një incident ndodhi gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit në finalen e Eurovisionit dhe tani është publikuar një video që…

‘Mallkuar dita kur e njoha!’ Dilberja e prekur: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

Një çift bashkëshortësh përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dilberja ka thirrur bashkëshortin, Bashkimin duke mallkuar ditën kur u njoh…

‘Më thoshte s‘dua fëmijë se kam 4’! Prapaskenat e martesës së vonuar

Dilberja dhe Bashkimi janë bashkë që prej vitit 2011, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë debatit në “Shihemi…

Cfarë historie! ‘Babi donte të më shiste, halla i dha mamit heIm miu që të vd*ste…’

Ajo prezantohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke thënë se vjen nga Vora dhe gjëja e parë që kujton nga fëmijëria është dhuna….

Arbana Osmani së shpejti në televizion, por jo në ‘Top Channel’???

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë…

Vazhdon me rritje numri i rasteve të shkurorëzimeve/ Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte bashkëshortore

141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës…