Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu? Sinoptikani Hakil Osmani flet për një javë dinamike

Meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën, përjashtuar ditën e premte, që do të ketë një përmirësim të motit.

“Java pritet të jetë mjaft dinamike. Dita e hënë do të jetë nën dominimin e vransirave të shpeshta, të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ku herë pas here do të ketë mundësi për reshje shiu.

Dita e martë do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ndërsa vransirat do të bëhen të pranishme gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së martës.

Vranësirat do të shtohen të mërkurën dhe të enjten, ku do të rikthehen reshjet e shiut.

Edhe të enjtën do të kemi vransira, përsëri të shoqëruara me reshje, por përditësimi i motit do të vijë të premten, kur pritet të ketë një përmirësim dhe largim të shirave. Po ashtu, e shtuna pritet të ketë vransira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të pakta të dielën”, tha Osmani.

“Temperaturat do të jenë minimale nga 6 gradë Celsius dhe maksimale do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius ndërkohë, të premten dhe të shtunën pritet një rënie graduale e temperaturave, që do të përmirësohet të dielën”, tha meteorologu Hakil Osmani për Euronews Albania.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu Osmani tha se situata do të jetë e ngjashme, ku vransirat do shoqërohen gjithashtu me reshje shiu.

“Po ashtu, për rajonin, java pritet të jetë nën dominimin e motit të vranët, me reshje shiu të shpeshta. Të mërkurën dhe të enjten reshjet dhe vransirat do të shpeshtohen dhe mund të shoqërohen me rrebeshe. Këto vransira do të jenë gjithashtu edhe në fundjavë, ndërsa vetëm ditën e premte do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat maksimale në rajon do të shkojnë nga 24 deri në 25 gradë Celsius”, tha Osmani.

Related Posts

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së…

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy…

lncesti përçau familjen nga Tirana, deklarata sh*kuese: Babai ka një djaIë me vajzën e haIIës së tij

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato…

C0VID dhe virozat e sezonit/ Mjekët paralajmërojnë për kujdes: Simptomat që nuk duhet t’i injoroni (Video)

COVID-19 vazhdon të qarkullojë edhe në këtë periudhë të vitit, shpesh pa shenja por duke rritur nevojën për kujdes dhe vlerësim mjekësor. Një tjetër problematikë e sezonit…