Janë jashtë Kuvendit/ Enkelejd Alibeaj, Ilir Alimehmeti, Blerina Gjylameti dhe 8 kandidatë të tjerë kërkojnë pamjet e numërimit nga KQZ

Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Bëhet fjalë për kandidatin e PD në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. Këtë ka kërkuar edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, e cila kryeson me 69 vota deri tani.

Shkëlzim Shehu, kandidati demokrat në Kukës ka kërkuar gjithashtu pamjet filmike, të cilit Isuf Çela i mori mandatin me votën e diasporës. Xhemal Qefalia në Tiranë, i cili u mund me një diferencë të vogël nga Ornaldo Rakipi. Edhe kandidatja e PD në Durrës Ilirjana Kuçana ka kërkuar pamjet filmike.

Vetë partia Djathtas 1912 kërkon pamjet, kandidati i Koalicionit Euroatlantik Rajmond Dervishi në Tiranë, Etilda Gjonaj e PS në Tiranë, Altin Goxhaj i PD në Tiranë, Aulon Kalaja i PD në Durrës, të cilin e mundi Arjan Ndoja si edhe Frrok Gjini i PS në Shkodër.

Në kërkesën e Alimehmetit depozituar në KQZ, thuhet: “Në cilësinë e kandidatit për deputet në listën shumë-emërore të PD-ASHM ju paraqes këtë kërkesë për vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të subjekt politik, pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, tabelave përmbledhëse të rezultateve të kandidatëve për deputet të Koalicionit PD-ASHM”.

Related Posts

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së…

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua

Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy…

lncesti përçau familjen nga Tirana, deklarata sh*kuese: Babai ka një djaIë me vajzën e haIIës së tij

Puntata e parë për këtë sezon e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek programi “E Diela Shqiptare” ka sjellë konfliktin mes motrave nga Tirana, Fatmës e Shpresës. Ato…

C0VID dhe virozat e sezonit/ Mjekët paralajmërojnë për kujdes: Simptomat që nuk duhet t’i injoroni (Video)

COVID-19 vazhdon të qarkullojë edhe në këtë periudhë të vitit, shpesh pa shenja por duke rritur nevojën për kujdes dhe vlerësim mjekësor. Një tjetër problematikë e sezonit…