Kepi i Rodonit është kthyer në një landfill, kush mban përgjegjësi?

Një nga atraksionet natyrore dhe historike të Shqipërisë, Kepi i Rodonit, po përballet me një ndotje alarmante.

Vizitorë të shumtë kanë raportuar për praninë masive të mbeturinave në çdo cep të zonës – përgjatë rrugës, në shkurre, buzë detit dhe madje edhe pranë Kalasë së Skënderbeut.

Pamjet që ofron sot ky destinacion turistik janë shumë larg asaj që promovon Shqipëria në fushatat për turizmin.

“Është për të ardhur keq të shohësh një vend kaq të bukur në këtë gjendje. Turistët që ndodheshin aty tregonin me habi dhe keqardhje se nuk e prisnin diçka të tillë nga një vend që synon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota”, thotë një qytetar që ndau shqetësimin me redaksinë tonë.

Ndërkohë që hyrja në zonë është me pagesë, nuk ka asnjë lloj mirëmbajtjeje apo përkujdesje nga institucionet përkatëse.

Qytetarët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet për të shpëtuar Kepin e Rodonit nga shkatërrimi dhe për ta kthyer në një destinacion të denjë për turizmin shqiptar dhe të huaj.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Desha të ndaj me ju një situatë shqetësuese. Kepi i Rodonit, që dikur njihej si një nga vendet më të bukura natyrore dhe historike të Shqipërisë, është kthyer në një landfill të vërtetë. Në çdo hap has mbeturina – nëpër rrugë, shkurre, madje edhe buzë detit, pranë Kalasë së Skënderbeut. Është për të ardhur keq si një pasuri kombëtare është lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë kontroll apo pastrim nga institucionet. Disa turistë që ishin aty flisnin me keqardhje dhe habi për gjendjen e zonës, duke thënë se nuk e prisnin diçka të tillë nga një destinacion që promovon turizmin. Vlen të theksohet që hyrja është me pagesë, por zona nuk mirëmbahet fare. Shpresoj ta bëni publik këtë problem, që ndoshta dikush të reagojë.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…