Rama SMS Gjylametit pasi kërkoi rinumërim: Na more fytyrën!

Rama ka dërguar një mesazh në grupin e komunikimit me deputetët, ku ka shprehur pakënaqësi ndaj kërkesës së Gjylametit për rinumërim të votave pasi humbi mandatin e saj përballë Olta Xhaçkës teksa kjo enfundit përmbysi rezultatin pas numërimit të votave të Diasporës.

Në një mesazh të qartë, Rama i ka kujtuar kandidatëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit se gara mund të përfundojë me humbje, por dinjiteti nuk duhet të jetë pjesë e kësaj humbjeje.

SMS I RAMËS

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!”.

Related Posts

“Më uIe pantaIIonat…”, Juxhini i kërkon llogari Armelës, banorja i kthehet keq: Më ke p’rekur… (Video)

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBVA dy konkurentët Juxhin dhe Armela kanë biseduar për një situatë paksa të pakëndëshme me njëri-tjetrin. Pas një debati Armela i…

Identifikohet viktima i gjetur i shkrumbuar në Elbasan. Emri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, ku shtetasi Edmond Angjeli, 66 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në…

Reforma e Pensioneve 2026: Për një Qëndrueshmëri Financiare

Shqipëria po përgatitet për një transformim rrënjësor të skemës së pensioneve, një lëvizje e diktuar nga sfidat demografike si plakja e popullsisë dhe kërkesat e procesit të…

Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me…

Krishtlindja kthehet në TR*GJEDI, nënë e bijë VD*SIN nga helmimi

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare. Antonella di Ielsi, 50…

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”- Rama: Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të…