E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga bashkëshorti, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën me të cilën vrau Ramazan Matajn!

Arjon Hasa, i cili dyshohet se ekzekutoi Ramazan Mataj pasi ky i fundit kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së tij, është vendosur në prangat e policisë

29-vjeçari dyshohet se është ndihmuar nga i vëllai i tij, Klisman Hasa, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Mësohet se dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës, ku edhe u gjet nga uniformat blu.

“Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës”, raporton policia.

Nga hetimet rezultoi se 29 vjeçari Arjon Hasaj, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ramazan Matajt.

I riu, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Deklarata e plotë:

Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

VIDEO/ I iku patrullës. Momenti kur 14-vjeçari në Vlorë përplas makinën e policisë

Një adoleshent 14-vjeçar ka goditur me dashje një makinë policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke shkaktuar pIagosjen e një punonjëseje policie. Ngjarja u regjistrua pasi…

E fundit! Zbulohet arsyeja pse nëna e Selinës kërkoi largimin e saj nga BBVA

Takimi i Selin me mamanë e saj u shoqërua me një situatë të papritur për banoren e “Big Brother VIP”. Banorja u surprizua nga mamaja e saj,…

Reagojnë familjarët e Rogertit – Akuza të forta ndaj Big Brother VIP Albania 5

Tensioni rreth Big Brother VIP Albania 5 po rritet çdo ditë e më shumë, dhe këtë herë reagimi nuk vjen vetëm nga publiku, por nga vetë familjarët…

Mos u shqetësoni për kolesterolin: Ky eshte nje nder çarjat me te mire qe mund te perdorni per trajtim

Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës. Megjithatë nëse…

Që nga 1972 askush s’ka shkelur më në Hënë, FOTOT e ‘epokës’ Apollo

Në këtë fotografi, astronauti Eugene Cernan shihet duke ecur drejt Mjetit Lëvizës Hënor (Lunar Roving Vehicle), pranë flamurit amerikan në vendin e uljes Taurus-Littrow, gjatë misionit Apollo…

Një studim ka zbuluar se një molekulë e vogël në djersën tonë mund të bllokojë virusin e gripit

Shumë besojnë se trupi reagon vetëm pasi të hyjë një virus, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Sistemet mbrojtëse “të heshtura” janë tashmë aktive në sfond,…