Top Channel ka siguruar videon pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Ermir Dedja, 29 vjeç.
Në pamje duken njerëz duke vrapuar të tmerruar nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.
Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, humbi jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.