Rrëfehet Sara Hoxha: Si u bë ëndrra e babait tim rruga e jetës sime!

Në çdo histori të madhe lidershipi, është dikush që mban themelet e forta, besnike, e fuqishme dhe e pazëvendësueshme për frymën që përcjell në punë. Për familjen më me ndikim në median shqiptare, kjo është Sara Hoxha.

Ndonëse e rritur në një realitet të rrethuar nga dritat e studios, takimet me njerëz të njohur dhe fuqia e vendimeve të mëdha, Sara përgjatë gjithë këtyre viteve nuk ka kërkuar zhurmë për të rënë në sy, por ajo e ka fituar simpatinë e publikut jo si “vajza e…”, por si Sara, vetvetja, duke lënë punën dhe pasonin që babai i saj, Dritan Hoxha, ja ka gdhendur qysh në fëmijëri.

E pyetur se kur e kuptoi që ëndrra e të atit, e “Tanit të Topit” ishte dhe ëndrra e saj, Sara ka treguar se nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku tha “kjo është edhe ëndrra ime”.

Fillimisht, ajo ndjeu vetëm nevojën për të qenë pranë familjes, për të mbrojtur me përkushtim atë që i ati kishte ngritur me shumë mund. Por dita-ditës, pa e kuptuar, përgjegjësia u kthye në pasion. Ajo që nisi si një detyrë për t’u përmbushur, u bë një dashuri që nuk kishte më nevojë për arsye. E kuptoi se ëndrra e babait nuk ishte thjesht ndërtimi i një televizioni, por krijimi i një rruge të re për të folur, për të menduar, për të ndryshuar vendin.

“Nuk pati një moment të vetëm, një datë apo një ditë ku thashë “kjo është edhe ëndrra ime”. Ishte më shumë një proces i heshtur, i natyrshëm, i ndërtuar me hapa të vegjël por të sigurt. Fillimisht doja vetëm të ndihmoja familjen, të isha pranë Lorit, të ruaja me përkushtim atë që babai ynë kishte ndërtuar.

Por me kalimin e kohës e ndjeva që kjo nuk ishte më thjesht një përgjegjësi që më takonte, por një pasion që më përkiste. Ëndrra e babait tim nuk ishte thjesht të ndërtonte një televizion, por të krijonte një mënyrë të re të të menduarit dhe të të treguarit në Shqipëri”, thotë Sara, e cila sot që është në rrugën e suksesit duke ndjekur hapat e së atit, e vetmja gjë që do të dëshironte nga ai do të ishte një përqafim i ngrohtë, si ai që vetëm babai mund t’i japë vajzës së tij për t’i treguar që “bravo vogëlushja ime, ja dole”.

“Më mungon aq shumë, dhe boshllëku në zemrën time është aq i madh sa asgjë nuk do ta zëvëndësonte përqafimin e tij”, thotë Sara mes të tjerash për Newsboomb.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…