“Nuk ka të dytë si ai, jemi rritur bashkë këto 11 vite”/ Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për punën krah Ledionit!

Sara Hoxha ka folur së fundmi për suksesin e “BBVA 4”, duke mos u ndalur thjesht te produksioni, por te shëmbëlltyra e realitetit tonë:

“Big Brother VIP”, këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, ka qenë një pasqyrë e realitetit shqiptar, një platformë ku janë rrëfyer histori që ndoshta në shoqërinë tonë ende trajtohen me turp ose heshtje. Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuzime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun.

Është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje”, tha ajo, referuar historive të larmishme që u ndanë me publikun gjatë këtij sezoni.

Sara tregoi ndër të tjera edhe për faktin që punon me bashkëshortin, Ledion Liçon, duke theksuar se puna është sfiduese, por ajo kanë mësuar shumë nga Ledioni:

“Dy vjet punë intensive në “Big Brother” me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar.

Nuk ka dy si Ledioni dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht”.

Ajo u ndal edhe te lutjet që bën për familjen dhe fëmijët e saj.

“Çdo ditë, në çdo festë, unë lutem për familjen time. Lutem për shëndetin e tyre. Lutem për mamin tim, e cila ka sakrifikuar shumë për ne dhe lutem gjithashtu që fëmijët e mi të njihen me dhimbjen ose humbjen sa më vonë në jetë. (Si dhe) të kem mundësi të jem pranë tyre dhe t’i bëj krenarë”, tha Sara në Neswboomb.

Related Posts

Nesër nis aksioni në gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit është të luftojë…

Pas Vlorës, tërmet edhe në Dibër

DIRËR- Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe…

Arratisje spektakolare nga b*rgu/ 20-vjeçari del nga qeIia duke u fshehur brenda në çantën e një të burgosuri tjetër

Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër, i cili, pasi kreu dënimin, u lirua nga…

“I ak*zuar për vr*sjen e Azem Hajdarit”, ja kush eshte Fatmir Metaj i IKMT qe po sh*n e k*rcënon banorët e Thethit

Një deklaratë tronditëse është bërë publike nga gazetari i njohur Basir Çollaku, i cili në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, ka zbuluar…

I prishen bujtinen ne Theth! I moshuari tr*ndit Ramen: Nuk e leshoj token pa gj*k, ja çfare do të bej

Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit. Lidhur me këtë, ka…

Kush eshte bjondja bukuroshe qe kryen shërbimet VlP kr*mineleve në b*rgun e Shkodrës, detajet e forta

Duket se estrada VIP dhe krimi VIP kanë një lidhje të ngushtë mes tyre që shpaloset mesa duket në qelitë e buegjeve shqiptare me manovra të vetë…