Më 1 qershor hyn në fuqi, avokati Begaj: Ja si do të bëhet njohja e pensioneve sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri

Tema dhe premtimi i shumë-debatuar i kryeministrit Edi Rama në fushatën zgjedhor ai i njohjes së pensioneve të qytetarëve shqiptarë nga Italia vijon të ketë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë marrëveshje që do të hyjë në fuqi më datë 1 qershor të këtij vendi, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte avokati shqiptar në Itali, Erion Begaj.

“Për sa i përket marrëveshjes, ka pasur një lloj lodhjeje nga komuniteti shqiptar këtu pasi kjo po zgjat prej vitesh dhe tashmë për fatin tonë do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Duhet të bëhen dy kërkesa: vitet e kontributeve do të merren për bazë të atyre viteve që kanë derdhur kontributet e tyre qytetarët shqiptarë në Itali dhe periudha kur ata kanë qenë në Shqipëri, pra periudha përpara se të emigronin në Itali do të konsiderohen si kontribute në Shqipëri.

Për të përfituar pension në Itali duhen minimalisht 20 vite pune. Qytetarët shqiptarë të cilët kanë punuar psh 15 vite në Itali dhe 10 vite në Shqipëri para se të emigronin, në total qytetarët shqipotarë nuk kanë 15 vite kontribute për shtetin italian, por kanë 25 vite pune dhe kjo iu jep mundësi që ata të bëjnë kërkesën për pension në Itali.

Për vitet e punës në Shqipëri ne do ta bëjmë online përmes aplikacionit “E-Albania” ku bëhet dhe kërkesa për në Shqipëri, dhe më pas përmes kodit personal të punës që e kanë secili i punësuar shqiptar në Itali do të bëjnë dhe kërkesën për njohjen e kontributeve në Itali.

Derdhja e të ardhurave, apo likuiditeti që do të marrin këta persona do të jenë të ndara, pra në Shqipëri ata do të marrin për sa i përket pjesës shqiptare, dhe nga ana tjetër do të marrin paratë që do t’i derdhen në llogari nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali”, sqaroi ndër të tjera avokati Erion Begaj.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…