DOKUMENTI: Si Nuredin Dumani i bëri “gropën” Xhevdet Troplinit! “Poja” i Durrësit ia kishte besuar “perandorinë” nipit të tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Bari dhe me autoritetet gjermane arritën që të godasin një organizatë kriminale italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Ashtu sikurse u bë më dije më herët nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani si dhe prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara, në kuadër të këtij operacioni të quajtur “Ura” u lëshuan 51 masa sigurie arrest me burg si dhe një masë ndalimi.

Konkretisht në vendin tonë në qendër të hetimeve janë 29 persona, ndërsa në Itali, 22 të tjerë. Një prej personave për të cilët është lëshuar dhe urdhër-arrest është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili mësohet të jetë dhe nipi i Xhevdet Troplinit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kjo organizatë kishte si drejtues kryesore vetë Troplinin, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare si dhe në botën “e errët”.

I besuari i tij në këtë biznes rezulton të ketë qenë vetë nipi i tij, Elvis Doçi si dhe Adi Çoba.

“Organizata, me bazë në qytetet italiane si Bari, Brindisi, Leçe dhe Mola di Bari, kishte ndarë funksionet mes pjesëtarëve të saj, përfshirë transportimin, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun italian. Përfitimet ekonomike që burojnë nga aktivitetet e paligjshme dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri”, thuhet në dosjen italiane të siguruar nga Euronews Albania.

DOKUMENTI: Si Nuredin Dumani i bëri “gropën” Xhevdet
Pjese nga dosja italiane e siguruar nga Euronews
Gjithashtu, mësohet se “çmontimi” i këtij grupi kriminal nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane ka ardhur falë dëshmive të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Dumani, i cili prej vitesh ka pranuar që të kthehet në “pentiton” e drejtësisë shqiptare, ka treguar me emër dhe mbiemër, si dhe ka dhënë një panoramë të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, duke ndihmuar kështu autoritetet që të bien në gjurmët e kësaj organizate kriminale.

DOKUMENTI: Si Nuredin Dumani i bëri “gropën” Xhevdet
Xhevdet Troplini
Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë ndikuar në përforcimin e akuzave kundër disa prej të dyshuarve.

Sipas Euronews, ndër personat e përfshirë në dosjen italiane janë: Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për role të ndryshme brenda organizatës kriminale.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…