Superbanda shqiptare me TV dhe plot biznese luksi, zbulohet edhe ‘Bisha’

Zbardhen detaje nga dosja italiane që goditi organizatën shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës – në qendër të skemës: Adi Çoba, i njohur si “Bisha”

Janë bërë publike pjesë të dosjes së Prokurorisë Antimafia të Barit, që çuan në ekzekutimin e 52 masave sigurie në kuadër të operacionit të koduar “URA”, zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe SPAK-ut shqiptar. Në qendër të hetimit është një organizatë kriminale me bazë në Durrës dhe shtrirje ndërkombëtare, që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria dhe Holanda drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Mes të arrestuarve janë edhe krerët e një familjeje të fuqishme në qytetin e Durrësit, një komandant dhe një efektiv i Policisë së Shtetit, një avokat si dhe 6 drejtues autobusësh që punonin në linja ndërkombëtare.

Ndërhyrja nuk çoi vetëm në kapjen e 52 të akuzuarve, por edhe në sekuestrimin e 9 apartamenteve, 4 shoqërive tregtare, 7 llogarive bankare dhe 3 automjeteve në Itali, si dhe 2 kompanive ndërtimi, 4 restoranteve luksoze, një agjencie imobiliare dhe një stacioni televiziv në Shqipëri, Vlora Cable.

Masat e sigurisë kanë përfshirë 12 shtetas italianë dhe 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët 49 janë vendosur në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 2 me detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore.

Sipas dosjes hetimore italiane, drejtues i këtij grupi kriminal rezulton të jetë Adi Çoba, i identifikuar edhe me pseudonimin “Bisha”, i cili drejtonte aktivitetin nga Shqipëria, duke komanduar dhe koordinuar veprimet e anëtarëve shqiptarë dhe italianë të organizatës. Ai siguronte lëndët narkotike dhe dërgonte korrierë në Itali përmes linjave ndërkombëtare të transportit rrugor.

Dosja mbështetet në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, ku një prej tyre është edhe Nuredin Dumani, që ka ndihmuar në zbardhjen e strukturës dhe rolit të secilit pjesëtar të organizatës. Dumani ka treguar se, krahas Çobës, një rol të rëndësishëm ka pasur edhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, i identifikuar në qarqet kriminale si “Poja”. Sipas Dumanit, Doçi dhe Troplini kishin pozita të larta në kontekstin kriminal shqiptar dhe bashkëpunonin ngushtësisht me rrjetin ndërkombëtar.

Në dosje thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e drejtuesit dhe organizatorit të grupit kriminal, organizonte dërgimin e korrierëve drejt Italisë me sasi të mëdha heroine dhe kokaine, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda, duke përdorur rrjetin e anëtarëve të shoqatës.

Të përfshirë në këtë rrjet dhe të përmendur në dosje janë edhe:

Ergiels Prezi

Massimiliano Fiore

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Andrea Buonsanto

Giovanni Montedoro

Të gjithë këta, sipas dokumentit, kishin role të qarta në ruajtjen, shpërndarjen dhe shitjen e drogës, si dhe në marrjen dhe logjistikën e ngarkesave në portet e Shqipërisë dhe Holandës, për t’i shpërndarë më pas në Itali.

Ndërkohë, personat Michele Sterlicchio, Giovanni Zanzarelli, Francesca Caputi dhe Luisa Mazzuti, përveç përfshirjes aktive në mbështetjen e strukturës kriminale dhe përfitimeve direkte nga aktiviteti i saj, ndihmonin në ruajtjen dhe përpunimin e drogës dhe vepronin si pika mbështetjeje në territorin e Barit, Brindisit dhe Leçes.

Në dosje përmendet gjithashtu se të gjithë të pandehurit mbështeteshin në bashkëpunimin e korrierëve shqiptarë, të cilët, duke qenë të vetëdijshëm për paligjshmërinë e ngarkesave, transportonin drogën e fortë drejt Italisë përmes linjave të rregullta ndërkombëtare. Ata përfitonin gjithashtu nga bashkëpunimi me grupe të tjera kriminale të organizuara që vepronin në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Në përgjimet e përfshira në dosje, Adi Çoba përmendet në mënyrë të përsëritur me nofkën “Bisha”, ndërsa në qytetin e Durrësit atij i është sekuestruar edhe lokali “Felix Vinum”, i dyshuar si një ndër pikat e logjistikës dhe pastrimit të parave të rrjetit.

Masat e sigurisë ndaj 12 shtetasve italianë dhe 40 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 49 janë vendosur në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 2 me detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore, janë ekzekutuar në kuadër të një urdhër-arresti ndërkombëtar në qytetet e Shqipërisë: Durrës, Shkodër, Tiranë, Fier dhe Vlorë; në Itali: Bari dhe rrethina, Oria (Brindisi), Matera, Frosinone, Torino, Cosenza, Trento, Como, Cremona dhe Pomezia (Roma), si dhe në Belgjikë.

Si nisi hetimi katër vjet më parë

Operacioni, i koduar “Ura”, nisi nga hetimet e zhvilluara nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit (DIA) midis shtatorit 2021 dhe qershorit 2022, me të cilat hetuesit zbuluan një grup të fuqishëm kriminal të organizuar me bazë në Durrës, i cili kishte lidhje të shumta edhe në Itali, ku u identifikuan dy grupe të tjera kriminale.

Organizata kriminale me seli në Shqipëri kishte për detyrë të tregtonte dhe të transportonte drogën, ndërsa grupet italiane, që vepronin në Bari, merreshin me përzierjen dhe paketimin e saj në paneta, duke furnizuar me shumicë organizatat kriminale në Bari, Brindisi dhe Lecce, të interesuara për të marrë heroinë dhe kokainë cilësore, që vinte përkatësisht nga Turqia dhe Amerika Latine.

Related Posts

Studentja 21-vjeçare lind foshnjen dhe e fsheh në doIIap, e futi në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lexington, Kentucky, ku një studente 21-vjeçare u arrestua pas zbulimit të trupit të foshnjës së saj të porsalindur të pajetë….

E PAZAKONTE! Kam fj*tur me 1500 burra, e bëj sepse këtë sepse jam mjeke popullore, kush do shërim?

Kjo grua ka kryer marrëdhënie me qindra me shkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera. Por 54-vjeçarja,…

Dentistja sulmon pacienten për shkak të pakënaqësisë me punën ( Video )

Një incident tronditës ndodhi kur një dentiste sulmoi fizikisht pacienten e saj, pasi kjo e fundit ishte e pakënaqur me punën dentare që kishte marrë. Pacientja kishte…

E papritur! “Zhd*ket” Stresi, cfare po ndodh me te?

Reperi i njohur shqiptar Arkimend Lushaj, ndryshe Stresi sipas emrit të artit, është zhdukur prej disa javësh nga rrjeti social Instagram. Postimi i tij i fundit është…

Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Senatori amerikan Marco Rubio, i shoqëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-guvernatori amerikan Mike Huckabee, vizitoi sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri të rënies duke u këmbyer me vetëm 97 lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një…