Ndahet nga jeta sopranoja e njohur shqiptare

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor njofton se është ndarë nga jeta sopranoja Redrina Kokona. Një ndër zërat më të bukur të Korit të TKOB, Redrina kishte një karrierë të spikatur që shtrihet në pothuajse tri dekada.

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.

Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.

Ishte gjithmonë aty, në çdo koncert, në çdo premierë, në çdo përgatitje e provë, jo vetëm si pjesë e korit, por edhe si një zë që shpesh dallohej në role solistike, me një interpretim plot finesë e ndjeshmëri.

Publiku do ta mbajë mend Redrinën si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.

“Sot, Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është më e heshtur. Ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona. Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri. Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat dhe skenën tonë. Qoftë i paharruar kujtimi i saj”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Related Posts

Alfred Moisiu: ‘Çdo deputet me vila! Të bëjnë për budalla! Jetoj në banesën e 53 viteve më parë!’

Tiranë- Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për niveli e lartë të pasurimit të zyrtarëve publikë në krahasim me të ardhurat që ata ligjërisht përfitojnë….

“Kujt s’i pëlqen, le të dalë!” Pasagjerja denoncon sjelljen e stjuardit të Wizz Air: Pritëm 3 orë!

Një pasagjere e fluturimit Barcelonë-Tiranë, operuar nga kompania Wizz Air, ka dërguar një video dhe një ankesë në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon sjelljen e konsideruar…

Muli kërkon të demaskohen gënjeshtrat e Salianjit në burg

Në takimin e sotëm me Lelon, Muli ishte i prerë. — Salianji po gënjen çdo ditë, – i tha. – Kërkon të bëhet hero se është larë…

“Trimat” e Saliut Luçi Boçi dhe Spahiu i Aliut shkojnë për ndihmë në Theth kur gjithëçka është rrafshuar! Sherr me policët: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m*ti

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për të mbështetur banorët…

Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Edi Ramës në podkast

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga banorët e zonës,…

“Duam dialog me qeverinë”/ Mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjaak

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato…